TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Policia e Tiranës në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore, njofton se ka goditur raste në të cilat fëmijë 12-vjeç ishin në automjet pa sistem fiksimi.

“Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për të gjithë përdoruesit e rrugës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton Policia.

“Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtës në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit. Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj”, bën të ditur Policia.

“Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes.  Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”, përfundon njoftimi.

Burimi: ATA

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete