Euroizimi i tregut të sigurimeve është rritur në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin 2022 pesha e primeve të shkruara bruto në Euro kundrejt totalit u rrit në 33.9%, nga 31.9% që kishte qenë në fund të vitit 2022.

Megjithatë, niveli i Euroizimit të tregut të sigurimeve ngelet më i ulët se rekordi historik prej pothuajse 37% që u regjistrua në mesin e vitit të kaluar.

Në mënyrë të detajuar, vihet re se përveç produkteve të detyrueshme të Kartonit Jeshil dhe Sigurimit Kufitar, ka edhe disa produkte vullnetare që rezultojnë me të ardhura pothuajse 100% të realizuara në Euro, siç është Sigurimi i Kombinuar i Aksidenteve Personale dhe Shëndetit, Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim dhe Sigurimi i Jetës së Studentit.

Gjithashtu, produktet që shfaqin një vlerë të primeve të shkruara në përqindje të lartë në Euro janë Sigurimi Kasko, në aktivitetin e sigurimit Jo-Jetë dhe Sigurimi i Jetës me Kursim dhe “Flexi Plan” për sigurimin e Jetës.

Ndërkohë, produktet si Sigurimi i Mallit në Transport apo Sigurimet Inxhinierike paraqesin një nivel të lartë Euroizimi për shkak të interesit të siguruar nga këto kontrata, interes i cili vlerësohet kryesisht në Euro në rastet e import-eksporteve dhe sigurimeve inxhinierike që përfshijnë vepra madhore të infrastrukturës, përfshirë ato me shoqëri ndërkombëtare.

Pesha e primeve të shkruara në Euro kundrejt totalit për aktivitetin e Sigurimit Jo-Jetë ka pësuar rritje me rreth 1.9% krahasuar me fundvitin 2022, duke shkuar në 33.9% nga 32%. Edhe pse brenda strukturës së klasave të sigurimit ka patur disa ndryshime, nuk ka patur efekt në peshën totale të primeve të shkruara në Euro kundrejt totalit për aktivitetin e Sigurimit Jo-Jetë.

Klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruara në Euro në krahasim me fundin e vitit të kaluar janë: Sigurimet Inxhinierike me rritje të peshës nga 63% në 87%, Sigurimet e Garancisë me rritje nga 18.5% në 26.3%, Sigurimet e Mallit në Transport, me rritje të peshës nga 58.9% në 62.5%. Sigurimet e Pronës dhe Sigurimet Motorike paraqiten me rritje të lehtë, përkatësisht nga 55.5% në 56.2% dhe nga 24.5% në 25%.

Përkundrazi, rënie në peshë të primeve të shkruara në Euro në krahasim me fundin e vitit të kaluar kanë pësuar Sigurimi i Përgjegjësisë Civile, me rënie nga 57.6% në 39.3%, pasuar nga Sigurimet e Aksidenteve e Shëndetit me rënie nga 63.5% në 59% dhe Sigurimet e Marinës me rënie të peshës nga 5.6% në 4%. Pesha e primeve të shkruara në Euro kundrejt primeve të shkruara bruto në total ka shënuar rritje edhe për aktivitetin e sigurimit të Jetës, duke arritur në 33.6%, nga rreth 31.5% që ishte në fund të vitit të kaluar.

Klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruar në Euro në krahasim me fundin e vitit të kaluar janë Sigurimi i Jetës me elementë të ndryshueshëm,nga 43.9% në 73.6%, Sigurimi i Jetës me elementë kursimi me rritje të peshës nga 92.7% në 95.3%, Sigurimi Cash Plan, me rritje të peshës nga 35.1% në 36.4%, pasuar nga Sigurimi i Jetës së Debitorit, me rritje nga 23.8% në 25.1%.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan në muajin Prill 2017 një Memorandum Bashkëpunimi “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”. Tre institucionet u angazhuan të ndërmarrin veprime për të ulur nivelin e përdorimit të monedhave të huaja në ekonomi, sipas sektorëvë të cilët mbikëqyrin apo monitorojnë. Megjithatë, deri tani vetëm Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa konkrete në shërbim të këtij qëllimi.

Edhe në analizën e radhës, AMF vlerëson se niveli aktual i përdorimit të valutës së huaj në tregjet e mbikëqyrura nga AMF është në nivele përgjithësisht të ulta dhe i diktuar nga profili i veprimtarisë së institucioneve të mbikëqyrura.

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete