Intervistë me Venera Xhillari, zëvendësdrejtore e përgjithshme e shoqërisë së sigurimeve Atlantik

Sigurimi i detyrueshëm me ligj nga tërmetet do të ndikojë negativisht produktet e tjera vullnetare të sigurimit të pronës.

Venera Xhillari, zëvendësdrejtore e përgjithshme e Atlantik, mendon se sigurimi nga rreziqet e tjera do të neglizhohet edhe më shumë.

Sipas saj, një skemë kombëtare e sigurimit duhet të mbulojë të gjitha katastrofat ndaj të cilave vendi ynë është i ekspozuar.

Gjithashtu, ajo mendon se një skemë e tillë duhet të përfshijë edhe shoqëritë e sigurimit, që kanë përvojën dhe ekspertizën për të qenë pjesë menaxhimit të këtij produkti.

Qeveria shqiptare ka hedhur së fundmi për konsultim projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Çfarë ndikimi prisni të ketë miratimi i ligjit në produktet vullnetare të sigurimit të pronës?

Qeveria ka nxjerrë për konsultim projektligjin për “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, ku shoqëritë e sigurimit si grupe të interesit janë të përjashtuara dhe nuk janë objekt i këtij projektligji.

Fondi Kombëtar për Tërmetet sipas projekt ligjit do të administrohet nga një Autoritet Publik, ku shteti do të jetë pronari i aksioneve të këtij fondi.

Fondi Kombëtar për Tërmetet do të marrë atributet e një shoqërie sigurimi i cili do të jetë përgjegjës për primet, risigurimet, financat, demet etj, ndryshe nga kompanitë e sigurimit, të cilat janë subjekte të licencuara për ushtrim aktiviteti për trajtim dëmesh dhe të mbikëqyrura nga AMF.

Projektligji nuk zgjidh problemet aktuale të rrezikut të lartë të katastrofave natyrore dhe të ngrohjes globale, ku vendi ynë është ndër më të rrezikuarit në rajon.

Shqipëria është e prirur jo vetëm nga rreziku i tërmetit, por edhe nga të gjitha llojet e ndryshme të rreziqeve ku përfshihen zjarret në pyje, përmbytjet, stuhitë, rrëshqitjet e dheut, thatësirën, ekstremet e temperaturës, etj.

Ekspozimi aktual ndaj rreziqeve të katastrofave natyrore tashmë po ndikon në zhvillimin ekonomik kombëtar, publik dhe privat dhe lidhet gjithashtu me sektorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë kombëtare si prodhimi bujqësor.

Si rrjedhojë, është një çështje e zhvillimit dhe sigurisë kombëtare.

Pajisja me një policë sigurimi të detyrueshme nga tërmeti objekt i ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” do të ketë ndikim negativ në kulturën e sigurimeve, pasi do të devijohet dhe neglizhohet masivisht nga popullata për tu siguruar nga rreziqet e tjera që kane ekspozim edhe më të lartë.

Cilat mund të ishin avantazhet e një skeme sigurimi të mbështetur tek kompanitë private në raport me atë që propozohet në projektligj, të administruar nga shoqëri e posaçme me aksioner shtetin?

Përfshirja e shoqërive të sigurimit në këtë proces “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, do të ketë ndikimin më kryesor në forcimin e rolit të palëve të interesuara në lidhje me sigurimin e katastrofave në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut kundër fatkeqësive natyrore.

Shoqëritë e sigurimit kanë potencialin dhe përvojat më të mira ndërkombëtare në sigurimin e pasurive dhe mund të përpunojnë mënyra praktike për rritjen e nivelit të depërtimit të sigurimit të pasurisë dhe të katastrofave, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për pasojat nga katastrofat natyrore dhe përfitimet afatgjata të sigurimit të fatkeqësive.

A i ka tregu i sigurimeve, duke përfshirë mekanizmat e risigurimit, kapacitetet për të siguruar një mbulim të rreziqeve nga tërmetet për të gjitha banesat?

Shoqëritë e sigurimit në vend janë të mirëkapitalizuara dhe disponojnë të gjitha mekanizmat e funksionit të sigurimeve nga pikëpamja financiare dhe aftësisë paguese, nga rrjeti i shitjes në të gjithë vendin, mbulimet në Risigurim, trajtimin e dëmeve dhe specialitet teknik.

Projektligji nuk specifikon se çfarë ndodh me godinat që nuk plotësojnë kriteret teknike për sigurim. A mendoni se kjo do të shkaktojë probleme me risiguruesit në një të ardhme kur të ketë kërkesa për rimbursim?

Projektligji ka shumë çështje teknike të cilat nuk i parashikon siç mund të përmendim ndër me kryesoret vlerësimi i riskut, i cili bëhet nga specialistë të marrjes në sigurim, inxhinierë, vlerësues të riskut në fushën e sigurimeve etj.

Në tregun ndërkombëtar të sigurimeve po i kushtohet një vëmendje të veçantë ekspertizës inxhinierike për katastrofat natyrore në vlerësimin e rrezikut.

Në projektligj janë parashikuar përjashtimet të cilat nuk do t’i nënshtrohen ligjit, por drafti nuk ka bazën e vlerësimit të pronës.

Mjafton që të kesh një prone të regjistruar në regjistrat e pronës dhe çdo banor do të paguajë primin për tërmetin edhe nëse kjo pronë nuk kryen funksionin e saj ose nuk do ekzistojë.

Projektligji nuk parashikon përjashtime nga detyrimi për sigurim për individët që kanë sigurim vullnetar prone. A mendoni që ligji i ri mund të deformojë tregun aktual të sigurimit të pronës dhe të krijojë dublim ose paqartësi në sigurimin e kolateraleve në favor të bankave?

Ky projektligj do të shfaqë problematika ndaj produkteve klasike të sigurimit të pasurisë, siç e përmendëm me lart.

Duke u pajisur vetëm me sigurim tërmeti, do të mjaftohet me këtë mbulim dhe do të konsiderohet sigurim prone pa u mbuluar me rrezikun bazë që është zjarri, eksplozioni dhe mbulimet e tjera të katastrofave stuhia, përmbytja, breshëri, rrëshqitja etj. Me këtë produkt do të ketë shmangie nga të gjitha produktet e tjera bazë të sigurimit të pronës.

Ndërkohë klientët më të mëdhenj të kompanive të sigurimit janë bankat, të cilat kryejnë sigurimin e pronës të kolateralit për efekt kredie.

Të gjithë klientët që marrin kredi janë të detyruar të bëjnë sigurimin e pronës nga zjarri dhe tërmeti, ku përfitues është banka. Sipas projektligjit, qytetari do paguajë dy polica sigurimi, dhe për bankën dhe për shtetin.

Ligji për sigurimin e detyrueshëm të ndërtuesit ka një klauzolë që përjashton tërmetin, por kërkon pagesën e dëmeve nga tërmeti për godinat që nuk plotësojnë kriteret teknike. Mendoni që do kemi një mbivendosje të rrezikshme me ligjin e ri, në momentin që do të ketë kërkesa për rimbursim nga këto objekte? Cila policë do t’i paguajë dëmet në këtë rast?

Janë dy produkte të ndryshme dhe nuk kanë asnjë mbivendosje. Ligji për sigurimin e detyrueshëm të ndërtuesit është sigurim përgjegjësie i ndërtuesit dhe parashikon përgjegjësinë ligjore të ndërtuesit/zhvilluesit për zbatueshmerinë e kritereve dhe specifikimeve teknike të objekteve të ndërtuara.

Sipas VKM dhe kushteve të miratuara nga AMF është e përcaktuar dhe objektit i mbulimit. Sigurimi i tërmetit është mbulim për sigurim prone për dëmet si katastrofë natyrore.

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete