Intervistë me Kadri Morinaj, President i grupit të sigurimeve Eurosig-Insig

Grupi i sigurimeve Eurosig e vlerëson në parim pozitivisht propozimin e qeverisë shqiptare për të ngritur një skemë të sigurimit të detyrueshëm nga katastrofat.

Presidenti i këtij grupi, Kadri Morinaj, shprehet se një skemë e tillë është e domosdoshme, përderisa kultura e sigurimit vullnetar të pronës ngelet shumë e dobët.

Qeveria shqiptare ka hedhur së fundmi për konsultim projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Çfarë ndikimi prisni të ketë miratimi i ligjit në produktet vullnetare të sigurimit të pronës?

Në parim, ne e përgëzojmë qeverinë që ka marrë iniciativën për krijimin e një skeme të detyrueshme të sigurimit nga tërmetet. Kjo është e rëndësishme për të zhvilluar një kulturë të sigurimit të pronës.

Për sa i takon përmbajtjes së projektligjit, ne si kompani sigurimesh po e studiojmë dhe nga analiza e deritanishme kemi disa rezerva, që nuk besoj se duhet të anashkalohen.

Lidhur me efektet në produktet vullnetare, sigurisht që kjo mund të krijojë një lloj mbivendosje me produktet tona të sigurimit të katastrofave, që përfshijnë edhe sigurimin e ngjarjeve të tjera, si zjarret apo përmbytjet.

Në rast se sigurimi i pronës nga tërmetet bëhet i detyrueshëm, ndoshta ne do të krijojmë produkte specifike për rreziqet e tjera, që sigurimi i detyrueshëm nuk i përfshin.

Megjithatë, edhe sigurimi i tërmeteve duhet parë sesi do të ndërtohet, në mënyrë të detajuar, sepse ndoshta sigurimi i detyrueshëm mund të ofrohet për një shumë të kufizuar.

Për shembull, sigurimi i detyrueshëm mund të ofrojë mbulim deri në 15 mijë euro, por ndërkohë vlera e pronës është shumë më e madhe.

Në këtë rast, sigurimi vullnetar nga tërmetet mund të mbulojë dëmet përtej limitit të sigurimit të detyrueshëm. Pra, është herët për të folur në detaje, derisa skema të jetë sqaruar plotësisht.

Cilat mund të ishin avantazhet e një skeme sigurimi të mbështetur tek kompanitë private në raport me atë që propozohet në projektligj, të administruar nga shoqëri e posaçme me aksioner shtetin?

Unë mendoj se një zgjidhje e tillë do të ofronte avantazhe për të siguruarit, por edhe për vetë qeverinë.

Në këtë rast, qeveria do të hiqte një barrë të madhe të nga vetja dhe nuk do të duhej të angazhohej dhe të investonte për ta ngritur dhe për ta administruar vetë një skemë të tillë.

Tërmeti i vitit 2019 ishte një provë e madhe për shoqëritë e sigurimit. Ato e kaluan shumë mirë këtë provë dhe paguan mbi 50 milionë euro dëme, në një kohë relativisht të shpejtë.

A i ka tregu i sigurimeve, duke përfshirë mekanizmat e risigurimit, kapacitetet për të siguruar një mbulim të rreziqeve nga tërmetet për të gjitha banesat?

Patjetër, tregu i sigurimeve i ka të gjitha kapacitetet, edhe sepse ne e transferojmë rrezikun tek partnerët, risiguruesit ndërkombëtarë.

Në bashkëpunim me risiguruesit, tregu ka kapacitetet për të ofruar sigurim nga katastrofat deri në një shumë të përgjithshme deri në 1 miliardë euro.

Projektligji nuk parashikon përjashtime nga detyrimi për sigurim për individët që kanë sigurim vullnetar prone. A mendoni që ligji i ri mund të deformojë tregun aktual të sigurimit të pronës dhe të krijojë dublim ose paqartësi në sigurimin e kolateraleve në favor të bankave?

Në këtë rast po, ka gjasa që të krijohet një mbivendosje. Banka nuk mund të pranojë sigurim të kufizuar, për një rrezik të vetëm, për shembull, tërmeti.

Banka kërkon sigurim të pronës në vlerën e plotë të kredisë për të gjitha rreziqet.

Megjithatë, edhe ky është një aspekt që duhet parë pasi të jetë detajuar produkti i sigurimit të detyrueshëm.

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete