Sigurimi nga aksidentet dhe shëndeti, minimale – 8 Milion Euro në total me rritje vjetore 2%. Por, sigurimet vullnetare, shumë të ulëta.
Mëgjithëse kanë shënuar një farë rritje krahasuar me një vit më parë, mbetet shumë i ulët niveli i sigurimeve nga aksidentet e të shëndetit, si dhe ato të jetës në tërësi. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se për periudhën janar korrik ato kanë shënuar një rritje modeste prej rreth 2%, por se mbeten në nivele mjaft të ulëta. Në total janë paguar deri në këtë fazë të vitit nga shqiptarët 889 milionë lekë, apo rreth 8.5 milionë euro për për sigurimin nga askisdentet dhe shëndetin. Në nivele mjaft të ulëta mbetet portofoli i sigurimit të jetës në tërësi. Deri në fund të korrikut totali i tyre nuk i kalon 10 milionë eurot.
Tregu vijon të mbetet i orientuar fort nga sigurimet e detyrueshme, ndërkohë që ato vullnetare mbeten në nivele modeste. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.08% të totalit të tregut. Po ashtu, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.90% dhe risigurimi 0.08 %.
Sa i përket dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve, bie në sy se për periudhën janar-korrik 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,9 miliardë lekë, ose 5.43% më shumë se në muajin janar-korrik 2022.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 2,8 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 12.25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Burimi: SCAN
Burimi Sigurime Online
www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete