Pesha e sigurimeve vullnetare në tregun e sigurimeve paraqitet në rritje për këtë vit.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 7-mujorin 2023 sigurimet vullnetare sollën afërsisht 38% të primeve të shkruara bruto në tregun e jo-jetës, nga 35.7% që ishte pesha e tyre një vit më parë.

Për shtatë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët paguan rreth 4.6 miliardë lekë për sigurime vullnetare, 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e peshës së sigurimeve vullnetare është e shpërndarë në disa klasa sigurimi, por ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e peshës së sigurimit të pronave, sigurimit KASKO të automjeteve dhe sigurimi i përgjegjësive civile.

Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkt kryesor i sigurimit vullnetar, me 12.8% të primeve të shkruara bruto, nga 11.9% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 7.3% të primeve, nga 6.8% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga tetë kompani të sigurimit të jo-jetës, vetëm dy prej kanë një dominim të sigurimeve vullnetare në strukturën e primeve. Për Albsig, sigurimet vullnetare sjellin rreth 58% të primeve të shkruara bruto, ndërsa për Sigal Uniqa Group Austria afërsisht 53% të tyre.

Për kompanitë e tjera, pjesa e sigurimeve vullnetare është dukshëm më e ulët dhe qëndron në intervalin mes 15% dhe 29% të primeve të shkruara bruto.

Pavarësisht rritjes së lehtë në peshën specifike të sigurimeve vullnetare, tregu i sigurimeve në Shqipëri ngelet i dominuar nga sigurimet e detyrueshme motorike. Për më tepër, pjesa më e madhe e sigurimeve që klasifikohen si vullnetare janë të tilla vetëm në teori.

Në praktikë, një pjesë e madhe e sigurimeve vullnetare faktikisht janë të detyrueshme, për shkak të kërkesës së tyre nga palë të treta. Për shembull, primet e sigurimit të pronës vijnë në një pjesë të madhe nga sigurimi i kolateraleve për kreditë bankare. E njëjta gjë ndodh me sigurimin e jetës së debitorëve, produkt ky i sigurimit të jetës. Vetë tregu i sigurimit të jetës është i varur në pjesën më të madhe nga ky produkt.

Duke parë zhvillimin e dobët të produkteve të sigurimit vullnetar, qeveria shqiptare ka vendosur të marrë më në fund një nismë ligjore për të ngritur një skemë të sigurimit të detyrueshëm të banesave, të paktën nga tërmetet.

Projektligji u hodh për konsultim publik këtë muaj dhe parashikon ngritjen e një kompania shtetërore që do të administrojë skemën, ndërsa kompanitë e licencuara private janë përjashtuar nga skema dhe nuk parashikohen të kenë as edhe rolin e agjentëve të shitjes. Nga ana tjetër, kompanitë e sigurimeve druhen se ngritja e një skeme të tillë do të ulë edhe më shumë interesin për të siguruar vullnetarisht pronën nga rreziqet e tjera natyrore.

Burimi: AMF

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete