Kthimi i DPSHTRR me Pagesën e Taksave Online.

DPSHTRR është pa diskutim një nga institucionet më avangarde në Shqipëri me prezencë të fortë në SM dhe evente në çdo qytet të Shqipërisë dhe më gjerë.

Por çfarë po ndodh me pagesat online të taksave të makinave?

Në shumë postime të këtij institucioni, ende gjejmë postime të disa viteve më parë kur pagesa e taksës online reklamohej si arritje (dhe vërtet ishte).

Kishte defekte të vogla si psh. vetëm një bankë e ofronte këtë shërbim dhe 2 bankat e tjera qëndruan under consturction prej vitesh dhe ishin të pranishme vetëm si logo.

Në internet gjejmë gjithashtu video me shumë materiale për udhëzime se si të paguani taksat në internet.

Pra ka pasur investime për të bërë të mundur pagesën online duke e lidhur me e-albania, ajo që nuk kuptohet është pse nuk funksionon më?

Video e-albania për pagesën e taksave online.

A do të kthehet sërish shërbimi i pagesës së taksave në internet?

Vlen shumë për t’u përgëzuar për përgjigjet e shpejta në kanalet e komunikimit, ku përgjigjet bazë për informacione të ndryshme merren në pak minuta.

Kontaktuam për më shumë informacion dhe morëm konfirmimin se taksat paguhen vetëm në sportel.

Shpresojmë shumë që pagesat e taksave online të zgjidhen shpejt dhe të shohim në të gjitha kanalet SM të DPSHTRR që kjo pikë është zgjidhur.

Ne sugjerojmë gjithashtu që të bëhet e mundur dhe pagesa e taksave të makinave kur ato janë me leasing ose kur janë në pronësi të kompanive, pjestare familje etj (diçka e ngjashme me kontrollin teknik që bëhet përmes e-albania).

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *