Prodhuesit globalë të makinave elektrike (EV) po shfrytëzojnë teknologjinë e avancuar për të konkurruar mes tyre dhe me markat vendase në tregun konkurrues kinez.

Sipas Canalys, Kina është tregu më i madh i makinave elektrike në botë, me 5.9 milionë njësi të shitura në vitin 2022, ose 59% të makinave elektrike të shitura në botë.

Të dhënat e Counterpoint Research tregojnë se markat vendase zotërojnë 81% të tregut të makinave elektrike me BYD, Wuling, Chery, Changan dhe GAC të cilët janë ndër aktorët kryesorë.

“Markat vendase kineze po udhëheqin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të avancuara të drejtimit të asistuar, duke përfituar nga avantazhet e tyre të hyrjes së hershme në sektorin e makinave elektrike dhe inteligjente – deklaroi shoqëria e kërkimit Canalys në një raport të fundit. –

Këto marka kanë avantazh krahasuar me sipërmarrje të tjera të përbashkëta (joint ventures) në planifikimin dhe realizimin e sistemeve inteligjente të drejtimit të asistuar”.

Në një raport në maj, BofA Securities deklaroi se parashikon që në vitin 2025, Kina do të jetë ende tregu më i madh i makinave elektrike në botë, me 40 – 45% pjesë tregu.

“Shtëpitë automobilistike kineze po përshpejtojnë platformën e makinës, azhurnimin teknologjik apo inovacionin, duke sjellë një përvojë përdorimi të jashtëzakonshme.

Makinat elektrike kineze janë më shumë konkurruese se në të kaluarën dhe, në mendimin tonë, Kina do të vijojë zgjerimin e depërtimit të makinave elektrike” – deklaruan analistët e BofA Securities.

Por shumë aktorë globalë po intensifikojnë përpjekjet e tyre.

Të premten e kaluar, BMW në Kinë njoftoi se po përshpejton zhvillimin e funksioneve me drejtim autonom pa duar, të njohura edhe si funksionet e nivelit 3, ose L3.

BMW China deklaroi se parashikon se do t’i përfshijë këto funksione në fund të vitit 2023 ose në fillim të 2024, të cilat do të jenë në përputhje me rregulloret lokale.

Drejtimi autonom L3 nuk është miratuar gjerësisht në Kinë, edhe pse disa kompani, duke përfshirë prodhuesin vendas të makinave elektrike Xpeng, janë autorizuar për ta testuar këtë teknologji.

Javën e kaluar, grupi gjerman Volkswagen deklaroi se synon të investojë rreth 700 milionë dollarë në Xpeng dhe se do të marrë 4,99% të
aksioneve në kompani.

“Jemi duke përshpejtuar zgjerimin e portofolit tonë lokal elektrik dhe në të njëjtën kohë po përgatitemi për hapin tjetër të inovacionit”, tha Ralf Brandstätter, anëtar i bordit të Volkswagen AG për Kinën, në një deklaratë të kompanisë.

Volkswagen e Xpeng do të zhvillojnë së bashku dy makina të reja elektrike ku do të përfshihet software i avancuar e drejtimit të asistuar për tregun kinez, duke synuar t’i nxjerrin në vitin 2026.

Konkurrencë intensive

Tesla dhe markat kineze të makinave elektrike po promovojnë teknologjinë e drejtimit autonom për të tërhequr blerësit, duke synuar drejtimin autonom të plotë.

Për shembull, BYD po bashkëpunon me Nvidia dhe Horizon Robotics për të zhvilluar teknologjinë e drejtimit autonom.

Të hënën, shtëpia automobilistike kineze Leapmotor deklaroi para gazetarëve se ka zhvilluar një platformë të re dhe synon ta licencojë atë tek shtëpitë e tjera automobilistike për të krijuar makina elektrike inteligjente.

Në të njëjtën ditë, shtëpia automobilistike japoneze Toyota deklaroi se do të rrisë zhvillimin e teknologjisë EV në përpjekje për të konkurruar në tregun kinez.

“Tregu kinez po rritet me një ritëm të paprecedentë. Edhe Toyota po punon së bashku si grup për të reformuar mënyrën tonë se si punojmë dhe mendojmë për të mbijetuar” – deklaroi Tatsuro Ueda, CEO i Toyota për Kinën, në një komunikatë të kompanisë.

“Duke promovuar zhvillimin lokal… do të përpiqemi të zhvillojmë dhe ofrojmë produkte konkurruese që mund të kënaqin klientët kinezë me një ritëm të shpejtë”.

CNBC

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete