Shitjet e makinave në Kinë ranë për të dytin muaj në korrik, ndërkohë që vijon lufta e çmimeve.

Shitjet e makinave në Kinë ranë për të dytin muaj në korrik, pasi zbritjet dhe masat mbështetëse të qeverisë nuk ia dolën të bindin konsumatorët e kujdesshëm drejt blerjes së makinave, në një periudhë të ekonomisë në krizë dhe rënies së zgjatur të tregut të pasurive të paluajtshme.

Shtëpitë automobilistike janë të shqetësuara prej ngadalësimit të kërkesës, duke qenë se ekonomia e dytë globale nuk po mundet të rimëkëmbet pas pandemisë.

Shitjet e makinave ishin 1.79 milionë njësi në korrik, në rënie prej 2.6% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të China Passenger Car Association (CPCA), duke shënuar tkurrjen e dytë me radhë pas rënies prej 2.9% të regjistruar në qershor.

Megjithatë, në shtatë muajt e këtij viti, shitjet u rritën me 1.7% në 11.44 milionë njësi.

Shtëpitë automobilistike kineze kanë vijuar synimin drejt tregjeve të jashtme, ndërkohë që rritja e brendshme u lehtësua, me rritjen e eksporteve prej 63% në korrik të këtij viti krahasuar me një vit më parë, pas një bumi prej 56% në qershor.

Tesla, e cila po përgatit fabrikën e saj në Shangai për modelin e ri Model 3, eksportoi 32.862 makina të prodhuara në Kinë në korrik, sipas deklaratës së CPCA.

Rivalitetet në tregun automobilistik kinez, më i madhi në botë, janë intensifikuar, pasi shtëpitë automobilistike po luftojnë kundër dobësimit të kërkesës, duke thelluar konkurrencën e çmimeve.

Uljet e çmimeve të shkaktuara nga Tesla në fillim të vitit kanë përfshirë mbi 40 marka në Kinë dhe kanë treguar pak shenja lehtësimi, me General Motors dhe Volkswagen që i janë bashkuar një raundi të ri uljesh në korrik.

Parashikohet që shtëpitë automobilistike do të vijojnë të ofrojnë zbritje për produkte në disa segmente dhe disa prej tyre mund të bëjnë edhe më shumë zbritje – deklaroi Cui Dongshu, sekretar i përgjithshëm i CPCA.

Edhe automjetet e reja me energji (NEV), të cilat kanë mbështetur rritjen e shitjeve të makinave në Kinë, po humbasin terren.

Shitjet e NEV, që përfshijnë makinat elektrike me bateri të pastër (EV) dhe hibridet plug-in u rritën me 31.9% në korrik, duke përfaqësuar 35.8% të shitjeve totale të makinave. Segmenti regjistroi një rënie të shitjeve me 3.6% në korrik, krahasuar me muajin qershor.

Si pjesë e përpjekjeve për të rigjallëruar kërkesën e konsumatorëve, muajin e kaluar, autoritetet morën masa për të nxitur konsumin e automjeteve.

Në qershor, ata zgjatën deri në vitin 2027 lehtësimet tatimore për blerjet për NEV. Me 31,423 makina të shitura në Kinë në korrik, pjesa e tregut të Tesla në tregun kinez të makinave elektrike ra në nivelin më të ulët të nëntë muajve të fundit, sipas një llogaritje të Reuters, mbështetur në të dhënat e CPCA.

Reuters

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete