TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës, njofton se po vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 20 drejtues mjetesh, për vepra të ndryshme penale, konkretisht: 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur; 2 shtetas janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike; 4 shtetas janë arrestuar në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, janë vendosur 8102 masa administrative, kryesisht për shkelje që janë burim aksidenti.
Sipas njoftimit të Policisë, janë vendosur 203 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara; 469 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 468 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha; 1158 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 80 masa administrative për xhama të errësuar; 446 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve si dhe janë bllokuar 9 automjete.
Burimi: ATA
www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete