TIRANË, 21 korrik/ Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me policinë vendore, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Rajonale të Bregdetit, organizuan një operacion për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe lundrimin e sigurt.
Operacioni u fokusua në heqjen e korridoreve për daljen e mjeteve lundruese në det, të cilat ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh.
Po ashtu, u zhvilluan kontrolle për dokumentacionin e mjeteve lundruese në plazhin e Velipojës, si dhe në liqenin e Shkodrës, për masat e sigurisë që duhet të marrin drejtuesit e mjeteve lundruese që tranportojnë turistë dhe vizitorë.
Gjatë operacionit, në plazhin e Velipojës, u konstatuan dhe u prishën 4 korridorë për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbënin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.
Po në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 mijë lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e vijës bregetare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e mjeteve lundruese që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik, që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe të zbatojnë rregullat e përcaktura për përdorimin e mjeteve lundruese.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe për t’ju shkuar në ndihmë turistëve apo vizitorëve që kërkojnë ndihmën e Policisë. Në këtë kuadër fton qytetarët që të denonojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të cenimit të sigurisë së pushueve dhe çdo rast paligjshmërie.
Burimi: ATSH
www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete