, siç ishin tërmeti, pandemia dhe inflacioni, thotë Klaidi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma Interalbanian VIG.
Teksa gjithçka po shkon drejt informatizimit, z. Çitozi pohon se përpara se të kalojmë totalisht në polica dixhitale, duhet të sigurohemi që të kemi barrierën e duhur mbrojtëse nga sulmet kibernetike, për të ruajtur në maksimum të dhënat e klientëve tanë, si dhe historikut të tyre në sigurime.
Z. Çitozi është optimist se aplikimi i primeve të diferencuara në tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik, mbështetur në disa faktorë rreziku, është i mundur dhe në vendin tonë, duke marrë si shembull eksperiencën e vendeve të rajonit dhe atyre europiane në përgjithësi.
Çfarë risie u shfaq në tregun e sigurimeve në vitin 2022 dhe përse produktet vullnetare ende nuk penetrojnë në këtë treg?
Nuk është e zakonshme që një treg financiar të kalojë kaq shumë furtuna radhazi, siç ishin tërmeti, pandemia dhe inflacioni, ndaj sfida më e madhe gjatë vitit 2022 ka qenë kthimi në normalitet i tregut të sigurimeve.
Përveç tyre, në vitin 2022 vijuam me përshtatjen dhe zbatimin e ligjit të ri, miratuar nga AMF, zbatimi i të cilit ka sjellë rritje të shkallës së transparencës, si dhe ndërgjegjësimin për zbutjen e mosmarrëveshjeve gjatë trajtimit të dëmeve për sigurimin e detyrueshëm.
Në vitin 2022, kemi një rritje të tregut prej 9.16%, nga të cilat 8.35% vijnë nga profili i sigurimeve të Jo–Jetës. Sigurimet e detyrueshme ende zënë peshën më të madhe në treg prej rreth 68%.
Mendoj se kjo ndodh më së shumti, për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit për nevojën e padiskutueshme për sigurimet vullnetare, por edhe për shkak të situatës financiare në të cilën po kalojmë. Pas pandemisë pritej rritje dhe ndërgjegjësim më i madh për sigurimin e shëndetit, por gjatë vitit 2022 ky portofol u rrit me më pak se 4%.
Gjithsesi, pagesat e dëmeve janë rritur vit pas viti, siç janë dhe dëmet nga Fondi i Kompensimit të cilat janë rritur me 5.76% gjatë 2022, dhe ky fakt ka ndikuar edhe që Byroja të dalë nga statusi i gjatë i monitorimit në të cilin ndodhej prej pothuajse një dekade.
Është folur shpesh për dixhitalizimin e tregut të sigurimeve, kjo dhe në linjë me strategjinë kombëtare, ku të gjitha shërbimet dhe proceset janë përshtatur dhe po transformohen vazhdimisht në këtë drejtim. Edhe pse operatorë të ndryshëm të tregut të sigurimeve tashmë reklamojnë kanale dixhitale shitjesh dhe duket se po u përshtaten ndryshimeve të reja, përsëri produktet shiten dhe emetohen në formate fizike te klienti fundor, pra duke qenë larg potencialit dhe qëllimit që këto kanale i shërbejnë. Si e vlerësoni potencialin dhe ecurinë e këtij procesi dhe çfarë barrierash identifikoni që nuk e lejojnë zhvillimin e produkteve dhe kanaleve të shitjes tërësisht dixhitale? Cilat do të ishin sugjerimet tuaja për të shpejtuar këto procese?
Procesi i dixhitalizimit të tregut të sigurimeve është një faktor me rëndësi të veçantë, pasi do të thotë jo vetëm informim dhe shërbim me shpejtësi më të lartë, por edhe shërbim lehtësisht të aksesueshëm nga konsumatori dhe palët e interesuara për të përfituar paketat e ndryshme të sigurimit.
Në aspektin e marketimit, kanalet online kanë ndikuar në rritjen e performancës së kompanive të sigurimit, duke sjellë risi në prezantimin dhe shitjen e shërbimeve të këtij profili, por elementi kryesor që ngadalëson avancimin në këtë profil nëpërmjet aplikacioneve online, kundrejt dominancës së shitjeve fizike, lidhet kryesisht me arsye juridike.
Duke qenë se me lëshimin e policës së sigurimit, ne lidhim një kontratë me klientin, juridikisht kjo kontratë ka të domosdoshme nënshkrimin nga të dyja palët.
Gjithashtu, përpara se të kalojmë totalisht në polica dixhitale, duhet të sigurohemi që të kemi barrierën e duhur mbrojtëse nga sulmet kibernetike, për të ruajtur në maksimum të dhënat e klientëve tanë, si dhe historikut të tyre në sigurime.
Novacionet në teknologji rriten me një trend eksponencial, duke sjellë nevojën e përshtatjes së tyre për t’u shërbyer tregjeve dhe shoqërisë në përgjithësi, ndaj dhe demateralizimi i policave të sigurimit është domosdoshmëri për tregun.
Një nga risitë e paralajmëruara për produktin TPL është aplikimi i primeve të diferencuara mbështetur në disa faktorë rreziku, kjo pasi ligji i ri i sigurimit të detyrueshëm në fushën e transportit duket se nuk i detyron operatorët për një gjë të tillë. Në çfarë faze është ky proces dhe a e shikoni realisht të realizueshme një gjë të tillë? Çfarë rreziqesh identifikoni në zbatimin e këtij mekanizmi?
Aktualisht, shoqëritë e sigurimit aplikojnë disa faktorë risku gjatë përcaktimit të tarifave në sigurimin TPL, siç janë kryerresht fuqia motorike apo vjetërsia e mjetit. Jemi përfshirë në një proces diskutimi dhe konsultimi për t’i zgjeruar këta faktorë, duke përfshirë edhe disa faktorë të rinj, një praktikë e aplikuar edhe në shumë vende europiane.
Aplikimi i primeve të diferencuara është në parim një shpërndarje më e drejtë e kostos së sigurimit, e lidhur ngushtësisht me probabilitetin që kanë automjetet për të shkaktuar dëme materiale, si dhe me sjelljen e drejtuesit të mjetit.
Kemi diskutuar për përfshirjen e faktorëve shtesë, si mosha dhe përvoja e drejtuesit të mjetit, burimi i energjisë së mjetit (elektrike apo jo), qarku i regjistrimit të mjetit, etj.
Duke marrë si shembull përvojën e vendeve të rajonit dhe atyre europiane në përgjithësi, mendoj se aplikimi i faktorëve shtesë të riskut, është i mundur edhe në sigurimin TPL në vendin tonë.
Burimi: Monitor
www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete