Shkruan në Facebook Edona Bilali, deputete e Shkodrës: Ma në fund zgjidhëm kartonin jeshil me Malin e Zi. Një shqetesim i shkodranëve dhe një angazhim publik i marrë nga unë prej gati dy vitesh gjeti më në fund zgjidhje.
Me mbështetjen e Kryeministrit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me drejtuese e AMF, Mimoza Kaçi ma fund është realitet.
Kush përfiton kjo?
Çdokush bën rrugën për arsye pune e lidhjesh sociale.
Kush ishte zgjidhja finale?
Pas disa përpjekjesh edhe me institucionet homologe të Malit të Zi zgjidhja është një policë e dizenjuar enkas mes Shqipërisë e Malit të Zi, me çmim të reduktuar.
Jam plot emocion sepse është prova e radhës se çfarë mund të arrihet kur nevojat e qytetarëve dëgjohen dhe kur ke mbështetjen e Edi Ramës e cila vijon të jetë e pakufizuar për Shkodrën.
Burimi: ShkodraWeb