Skip to main content

Në drejtimin e kryetarit, Eduard Shalsi, komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e parë për sesionin e ri parlamentar zhvilloi seanca dëgjimore me gjashtë kandidatët e vetofruar për vakancën e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit.

Në nisje të mbledhjes Shalsi informoi se kandidatët e vetofruar plotësojnë kriteret për të qenë kandidatë për plotësimin e vakancës së krijuar në AMF.

Më pas Emis Çerava, Julian Naqellari, Artur Ribaj, Petrit Perhati, Saimir Tola dhe Valbona Sanxhaktari pasi bënë një prezantim të shkurtër të eksperiencave të tyre të mëparshme, bënë një paraqitje të ideve dhe vizionit të tyre rreth funksionimit më mirë të këtij institucioni.

Më tej kandidatët iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Në përfundim Shalsi bëri më dije se pas dëgjesave, komisioni do të vijojë procesin e shqyrtimit të kandidaturave.

Më tej kandidatët iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Në përfundim Shalsi bëri më dije se pas dëgjesave, komisioni do të vijojë procesin e shqyrtimit të kandidaturave.

Burimi: Sot