TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Të ardhurat nga sigurimet për muajin janar 2025 kapën vlerën 1,976 milionë lekë, ose 11.37% më shumë se në janar 2024.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë janarit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 124,025 me një rritje prej 18.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritje gjatë kësaj periudhe njohën sigurimet e jo- jetës që sollën 90,38 % të vëllimit të përgjithshëm të të ardhurave, ndërsa sigurimet e Jetës kanë sjellë 9,54% dhe risigurimi 0,79% të të ardhurave.
Ndërsa sigurimi i detyrueshëm dhe vullnetar, zënë përkatësisht 60,56% dhe 39,44% të totalit të tregut.
AMF bën të ditur se, gjatë janarit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 687 milionë lekë, ose 12,95% më shumë se në viti 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar 2025 kapën vlerën 515 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 24,74% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
AMF bën të ditur se, të ardhurat nga sigurimi i detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2025 arritën rreth 1,197 milionë lekë, ose 14,58% më shumë se në janarin 2024. Produkti Karton Jeshil, pati një rritje prej 12,75%, shoqëruar nga një rritje të numrit të kontratave prej 23,47% krahasuar me janar 2024. Ndërsa Sigurimi Kufitar u rrit me 5,05% dhe numri i kontratave u rrit me 8.88%, krahasuar me janar 2024.
Ndërsa të ardhurat nga sigurimi vullnetar, gjatë janarit 2025 arritën rreth 779 milionë lekë, 6,78% më shumë se janar 2024 dhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 32,92% krahasuar me janar 2024.
Rritje me 5,38 % shënuan edhe të ardhurat nga sigurimi vullnetar të Jo-Jetës gjatë janarit 2025, kundrejt janarit 2024. /j.p/
Burimi: ATA
www.taragime Siguracione Online