Sistemi bonus malus/ Hebovija: Rregullorja e re, e domosdoshme. Synohet edukimi i përdoruesve të mjeteve.
Nga 1 Janari 2025 ka hyrë në fuqi sistemi bonus malus, i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.
Përmes këtij sistemi, janë drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, pasi do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Ndërsa shoferët e rregullt, do të përfitojnë sigurim më të lirë.
Fatbardha Hebovija nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tha në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News se rregullorja e re i referohet Raportit Evropian të Aksidentit, duke shtuar se do të ulë ndjeshëm rastet e mashtrimeve me sigurimet.
Ndërsa Xhevdet Kopani nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë tha se rregullorja e re është e domosdoshme dhe se do të sjellë ndërgjegjësim te qytetarët. Sipas tij, kompanitë e sigurimit kanë marrë masat e nevojshme për zbatimin e sistemit të ri.
Pjesë nga diskutimi:
Fatbardha Hebovija: Edhe Raporti Evropian i Aksidentit është rregulluar me këtë rregullore. Edhe nëse me raporti evropian, mund të kishte raste mashtrimi në sigurime, kjo rregullore e ka përmirësuar dhe “eliminuar” këtë faktor se në këtë rast asnjë nga shkaktarët e aksidentit nuk do të marrë më përsipër aksidentin kur s’e ka kryer se do të ndëshkohet me faktorin e historikut të dëmeve. Eliminohen edhe rastet kur mund të kemi mashtrime në sigurime.
Xhevdet Kopani: E kemi mirëpritur si rregullore dhe e kemi konsideruar si të vonuar se në vendet e rajonit dhe BE ekzistojnë llogaritja e primit në bazën e faktorit të riskut, por është e domosdoshme kjo rregullore. Me hyrjen në fuqi të rregullores që në shtator, kemi marrë masat e nevojshme. Kemi depozituar në Autoritetin e Mbikëqyrje sipas kritereve të përcaktuara të primit koeificentët përkatës të riskut për çdo klasë dhe kategori, duket pasur parasysh se nuk kemi ndryshuar primin e sigurimit. Kompanitë e sigurimit këto vite janë përballur me faktorë që do të kishin çuar në rritjen e primit të sigurimit. Të gjithë faktorët ndikues për kompanitë janë rritur disa fish. Kjo metodë e re nuk ka lidhje me rritjen e primit. Kemi depozituar prime të miratuara në mars 2024 në AMF. Mbi këtë bazë kemi përcaktuar edhe koeificentët përkatës të riskut. Ka një keqkuptim pasi konsiderohet se kjo ka të bëjë vetëm me bonus malus. Në përcaktim të ligjit 32, që bonus malusi ka për bazë dëmet dhe është një ndër faktorët e riskut. Autoriteti Mbikëqyrës është kujdesur që të ndihmojë më shumë konsumatorin se kompanitë e sigurimit dhe ka vendosur që ky faktor të hyjë në fuqi më 1 janar 2026. Kjo i bën klientët më të përgjegjshëm në përdorimin e rrugës dhe të përfitojnë bonusin në vitin që vjen. Transparenca ka qenë një ndër qëllimet kryesore të punës tonë.
Burimi: abcnews