Skip to main content

Shkruan në Facebook Edona Bilali, deputete e Shkodrës: Ma në fund zgjidhëm kartonin jeshil me Malin e Zi. Një shqetesim i shkodranëve dhe një angazhim publik i marrë nga unë prej gati dy vitesh gjeti më në fund zgjidhje.

Me mbështetjen e Kryeministrit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me drejtuese e AMF, Mimoza Kaçi ma fund është realitet.

Kush përfiton kjo?

Çdokush bën rrugën për arsye pune e lidhjesh sociale.

Kush ishte zgjidhja finale?

Pas disa përpjekjesh edhe me institucionet homologe të Malit të Zi zgjidhja është një policë e dizenjuar enkas mes Shqipërisë e Malit të Zi, me çmim të reduktuar.

Jam plot emocion sepse është prova e radhës se çfarë mund të arrihet kur nevojat e qytetarëve dëgjohen dhe kur ke mbështetjen e Edi Ramës e cila vijon të jetë e pakufizuar për Shkodrën.

Burimi: ShkodraWeb