Qarkullimi në rrugën e Rinasit kthehet me 2 drejtime lëvizjeje.HELLOO TEST

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar është tërhequr nga vendimi i marrë pak ditë më parë për kthimin vetëm me një drejtim lëvizjeje të rrugës së Rinasit.

Vendimi i ARRSH-së erdhi pas një proteste katërditore të banorëve të kësaj zone.

Përmes një njoftimi për shtyp, ARRSH deklaroi se do të kthehet në gjendjen e mëparshme rruga e Rinasit dhe se qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

“Apeli ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtarë dhe turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”, deklaroi ARRSH.