Qeveria shqiptare po lëviz drejt një politike të re sociale: mbështetje për qytetarët mbi 60 vjeç përmes lehtësirave fiskale, stimujve për punësim dhe reduktimit të kostove të jetesës.
✅ Heqje dhe ulje taksash për të moshuarit:
-
Nuk do të paguajnë taksën e shtëpisë pensionistët që përfitojnë pension social ose nën nivelin mesatar.
-
Hiqet taksa vjetore për makinat në pronësi të qytetarëve mbi 65 vjeç.
-
Tatimi mbi pagën do të ulet për pensionistët që vijojnë të punojnë.
-
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç.
🎁 Bonuse për ata që punojnë edhe pas pensionit:
Sipas Planit Kombëtar të Politikave për Moshimin 2025–2030, pensionistët që janë ende aktivë në tregun e punës do të përfitojnë:
-
Bonuse mbi pagën, në bazë të qëndrueshmërisë dhe performancës,
-
Fleksibilitet në oraret e punës,
-
Mbështetje për pensione private,
-
Ulje të normës së tatimit mbi të ardhurat për mbi 30,000 individë në këtë kategori.
📈 Shqipëria po plaket – nevojitet veprim!
Të dhënat nga CENS 2023 tregojnë se 1 në 3 shqiptarë është mbi 60 vjeç, ndërsa në vitin 2031 pritet që 35 nga çdo 100 qytetarë në moshë pune të jenë të moshuar – një sfidë serioze për ekonominë kombëtare.
🎫 “Karta e Pensionistit” me përfitime të reja
Bashkitë do të pajisin pensionistët me kartë të dedikuar, që do të ofrojë:
-
Transport publik falas,
-
Përjashtim nga taksat lokale,
-
Lehtësira në strehim dhe shërbime publike.
- Burimi:Shqiptarja.com