Moisés Caicedo, mesfushor i Chelsea-t, ka pasur probleme me policinë, e cila i ka sekuestruar makinën e tij, një Audi RSQ8, me një vlerë afër 200 mijë euro. Të premten e kaluar, futbollisti ekuadorian u ndalua për një kontroll pas stërvitjes në Londër dhe oficerët konstatuan se 23-vjeçari nuk kishte dokumentacion të vlefshëm që i lejonte të ngiste makinën në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-lojtari i Brighton-it, për të cilin Chelsea pagoi rreth 116 milionë euro në verën e vitit 2023, kishte filluar të ngiste me lejen e tij të drejtimit nga Ekuadori. Ligji në Mbretërinë e Bashkuar e lejon këtë, por me kushtin që brenda një viti çdo i huaj duhet të bëjë provimin për të marrë patentën britanike. Caicedo, megjithatë, nuk e ka bërë ende këtë, ndonëse ndodhet në Angli që nga viti 2020, kur u transferua te Brighton-i nga Independiente del Valle.
Përveç mungesës së lejes së vlefshme për drejtim, shtypi anglez raporton gjithashtu se Caicedo nuk kishte as siguracionin e nevojshëm për makinën në momentin e ndalimit nga policia.
Burimi: Syri