Skip to main content

Mashtrimi në sigurime ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, janë regjistruar 20 procedime penale për këtë vepër, nga 13 raste që ishin në vitin 2023.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e “Mashtrimeve” arriti në 3.42%, duke shënuar një rritje nga 2.25% që ishte një vit më parë. Po ashtu, shtatë individë janë dënuar nga gjykatat për këtë vepër penale, nga gjashtë që u dënuan në 2023.

Sipas Nenit 145 të Kodit Penal, mashtrimi në sigurime përkufizohet si:

“Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime.”

Kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Formën më të përhapur të mashtrimit në sigurime e përbëjnë inskenimi i ngjarjeve të sigurueshme ose falsifikimi i rrethanave, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve të pajustifikuara nga kompanitë e sigurimeve.

Këto praktika përbëjnë jo vetëm një shkelje të rëndë ligjore, por edhe një kërcënim për qëndrueshmërinë financiare dhe reputacionin e industrisë së sigurimeve në vend.

Burimi: Monitor.al, bazuar në të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme

Leave a Reply