Pavarësisht dëshirës për një makinë të re, realiteti ekonomik e ka bërë që shumica e shqiptarëve të zgjedhin automjete të përdorura. Dhe kjo zgjedhje po i kushton shtrenjtë në taksa!
Shqiptarët dhe pasioni për makinat e përdorura
Tregu i makinave të përdorura është në bum. Nga Italia, Zvicra dhe Gjermania, deri te Korea e Jugut – shqiptarët po kërkojnë makina më të reja, por me çmime më të ulëta. Kjo rritje e kërkesës lidhet drejtpërdrejt me pamundësinë për të blerë makina të reja nga koncesionarët zyrtarë.
65 milionë euro taksa në 2024 – një rekord i ri!
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vetëm gjatë vitit 2024 shqiptarët kanë paguar 65 milionë euro në taksa për automjetet e përdorura – një rritje me 10.6% krahasuar me një vit më parë.
Sa më i vjetër automjeti, aq më e lartë taksa
Kjo taksë llogaritet sipas tipit të mjetit, vitit të prodhimit, lëndës djegëse dhe fuqisë së motorit. Një makinë e vjetër me motor të fuqishëm mund të rezultojë në një faturë të majme për pronarin.
Kush përjashtohet nga taksa?
Ka disa kategori që nuk e paguajnë këtë taksë, përfshirë:
-
Mjetet diplomatike
-
Automjetet e invalidëve
-
Mjetet e bllokuara ose të çregjistruara përkohësisht
-
Makinat bujqësore
Të dhënat flasin vetë
Në 2024 u regjistruan për herë të parë 99.441 automjete, nga të cilat 83.223 ishin vetura. Mbi 79.7% e tyre janë më të vjetra se 9 vjet, ndërsa automjetet më të reja (nën 8 vjeç) përbëjnë një përqindje shumë të ulët.
Mos paguan taksën në kohë? Përgatitu për gjoba!
Nëse nuk paguan taksën brenda 10 ditëve nga skadenca, ke për detyrë një kamatëvonesë prej 0.06% në ditë të shumës së papaguar.
Burimi: Scan TV