Skip to main content

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht dhe bashkë me të, edhe dyndja masive drejt bregdetit shqiptar. Fundjava e parë me temperatura të larta ka sjellë mijëra qytetarë në plazhet e Lezhës, duke krijuar rradhë kilometrike automjetesh në aksin Milot–Lezhë.

Lezha “notohet” nga makinat – Kosovarët në krye të kolonës
Rritja e temperaturave dhe moti me diell kanë bërë që plazhet e Shëngjinit dhe Tales të mbushen plot. Trafiku është rënduar ndjeshëm, veçanërisht nga mjetet me targa të Kosovës, që dominojnë në rrugët drejt bregdetit.

Pushues, por jo pa stres: rrugët nën presion
Lëvizja masive ka vënë në provë infrastrukturën rrugore të zonës, ndërsa policia rrugore bën thirrje për kujdes në qarkullim dhe respektim të rregullave, për të shmangur bllokimet apo aksidentet.

Lezha, sërish epiqendra e verës shqiptare
Plazhet e njohura të Shëngjinit dhe Tales pritet të kenë një sezon të ngarkuar. Kjo fundjavë është vetëm paralajmërimi i parë i verës së gjatë që pret zonat turistike të veriut.

Burimi: Shqiptarja.com

Leave a Reply