fbpx

Kushtet e Perdorimit

MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE

Perdoruesi është njohur me deklaratën e privatesise të shoqerisë dhe autorizon TargaIme ­­që të mbledhë dhe përpunojë të dhënat dhe informacionin personal i cili nevojitet për administrimin e kontratës së sigurimit, për dhënien e sherbimeve, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, bazuar në ligjet përkatese në fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’) si dhe transferimin e të dhenave personale tek te tretë të cilët garantojnë gjithashtu mbrojtjen e të dhënave personale. Ne cdo rast, mbrojtja e te dhenave personale do te behet ne perputhje me rregullat dhe procedurat e percaktuara ne Ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’.

 

E DREJTA E INFORMIMIT

-Perdoruesi ka te drejten te informohet nga Shoqeria mbi kushtet, procedurat dhe afatet e informim i cili fillon para nënshkrimit të kontratës. Informimi merret nepermjet telefonit, e-mailit, faqes zyrtare ne internet apo broshurave informative te perdoruara nga shoqeria.

– Perdoruesi eshte  informuar nga Shoqeria përpara nënshkrimit të kontratës, duke marre te gjithe informacionin e nevojshëm në lidhje me te dhenat juridike, procedurat, afatet, metodat e trajtimit te kerkesave.

 

E DREJTA E TE SIGURUARIT PER TU ANKUAR

Perdoruesi apo persona të tjerë të interesuar, kane te drejte të paraqesin një ankesë pranë shoqërisë, ne rast se cmojne se shoqeria nuk u përmbahet kushteve të vendosura në kontratën. Ankesa mund te paraqitet ne forme elektronike (e-mail) ose me shkrim ne adresen postare te shoqerise. Shoqëria do ti pergjigjet çdo ankese të depozituar me shkrim apo në formë elektronike dhe do te jap çdo informacion të kërkuar që ka lidhje me kontratën, brenda afateve te percaktuara ne ligj.

Open chat
1
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna
Powered by