Vendet e Bashkimit Europian shtynë votimin e parashikuar javën e ardhshme mbi ligjin historik të bllokimit që parashikon ndalimin e shitjeve të automjeteve të reja që emetojnë CO2 në vitin 2035, pasi Gjermania vuri në diskutim mbështetjen e saj ndaj normave.

Pas disa muaj negociatash, vitin e kaluar, Parlamenti Europian, Komisioni dhe Shtetet anëtare të BE-së miratuan ligjin që parashikon se të gjitha makinat që do të shiten në BE, duke nisur nga viti 2035, do të jenë me zero emetime CO2, duke e bërë të pamundur shitjen e makinave me motor me djegie të brendshme, duke nisur nga ajo datë.

Nuk është njoftuar asnjë datë e re për votimin dhe një zëdhënës i Suedisë, që mban presidencën e radhës të BE-së, deklaroi se ambasadorët e vendeve të BE-së do t’i kthehen çështjes “në kohën e duhur”.

Vendet e BE-së duhet ende të miratojnë vendimin para se të hyjë në fuqi. Të premten, ambasadorët e vendeve të BE-së anuluan votimin që ishte planifikuar më 7 mars, deklaroi zëdhënësi i Suedisë.

Kjo e ka pezulluar ligjin, pak ditë para miratimit final. Përpjekja për të bllokuar apo për të ndryshuar një politikë të BE-së në këtë pikë të procesit legjislativ është mjaft e pazakontë.

Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, theksoi të premten se përdorimi i karburanteve sintetike duhet të mbetet i lejuar edhe pas përfundimit të afatit më 2035 dhe se mungon ende propozimi i premtuar nga Komisioni Europian se si të arrihet ky objektiv.

“Ne duam lëvizshmëri neutrale nga pikëpamja klimatike” dhe për ta bërë këtë duhet të jemi të hapur ndaj të gjithë teknologjive të mundshme, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Një seksion jo detyrues i ligjit të BE-së thotë se Komisioni do të paraqesë një propozim se si automjetet që funksionojnë me karburante me zero emetime CO2 të mund të shiten pas vitit 2035, nëse kjo përmbush qëllimet klimatike. Por Ministria gjermane e Transportit kërkon garanci më të qarta.

Emetime neutrale

Një zëdhënës i Komisionit deklaroi të premten se “do të shqyrtojë ndikimin e mundshëm të karburanteve me emetime zero të CO2 për të arritur lëvizshmërinë neutrale ndaj klimës”, duke shtuar se është në kontakt me vendet për të diskutuar problemet e tyre me ligjin.

“Tranzicioni drejt automjeteve me emetim ezero është absolutisht i nevojshëm për të arritur objektivat klimatike të vitit 2030 dhe 2050”, shtoi zëdhënësi.

Transporti është përgjegjës për thuajse një të katërtën e emetimeve të BE-së dhe ka kundërshtuar prirjen e përgjithshme të BE-së për të zvogëluar prodhimin e CO2 gjatë tre dekadave të fundit, duke kërcënuar të pengojë objektivat e bllokut për të ulur emetimet që ngrohin planetin.

Italia, e cila ka deklaruar më parë se do të votonte kundër ligjit të BE-së për makinat, të premten e përshëndeti shtyrjen e votimit.

“Italia ka një qëndrim shumë të qartë – makinat elektrike nuk mund të jenë zgjidhja e vetme për të ardhmen”, tha ministri i Energjisë, Gilberto Pichetto Fratin. Ai shtoi se automjetet me “karburante të rinovueshme” duhet të konsiderohen si një opsion “po aq i pastër”.

Partia e Lirë Demokratike në Gjermani (FDP) prej një kohe të gjatë ka mbrojtur nevojën për të përdorur karburante sintetike neutrale nga pikëpamja klimatike, të njohura edhe si e-karburante, duke argumentuar se ato do të mundësonin përdorimin e vazhdueshëm të motorëve me djegie.

Por Ministria e Mjedisit e vendit, e drejtuar nga të Gjelbrit, deklaroi se Gjermania duhet t’i përmbahet marrëveshjes dhe të mos tërhiqet në minutën e fundit.

Nëse qeveria e koalicionit të Gjermanisë nuk mund të pajtohet me një qëndrim, ajo do të duhet ta abstenojë, gjë që, së bashku me rezistencën e Italisë dhe disa vende të Europës Lindore, mund të vënë në pikëpyetje të gjithë ndalimin e BE-së.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë të dielën në një takim të kabinetit gjerman në pallatin Schloss Meseberg, ku tema ka të ngjarë të dalë për diskutim.
Ligjvënësit e BE e kanë dhënë miratimin final të marrëveshjes muajin e kaluar.

/ Reuters

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *