fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

Tregu i sigurimeve u rrit me 20.6% në muajin janar

Anna by Anna
03/03/2023
in Blog Siguracionesh

Tregu i sigurimeve e ka nisur me rritje vitin 2023. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto për muajin janar kishin vlerën e 1.7 miliardë lekëve, në rritje me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e lartë është regjistruar në tregun e sigurimit të jetës, me 53.7%, ndërsa segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimit të jo-jetës, është rritur me 20.6%.

Në segmentin e jetës, rritja ka ardhur kryesisht nga disa produkte të sigurimit që zakonisht ofrohen nga bizneset në formën e përfitimeve për punonjësit e tyre. Ndërsa në segmentin e sigurimeve të jo-jetës, rritja paraqitet e shpërndarë në shumicën e produkteve të sigurimit.

Ritme veçanërisht të larta të rritjes ka regjistruar për muajin janar sigurimi i përgjegjësve civile, me 93% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky produkt është i lidhur kryesisht me bizneset dhe veçanërisht me sigurimin e përgjegjësive në sektorin e ndërtimit.

Rritje të lartë ka shënuar edhe për janarin sigurimi i detyrueshëm i kartonit jeshil, me një rritje të primeve prej 25.6% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Ky produkt lidhet sidomos me turizmin dalës dhe qarkullimit jashtë vendit të automjeteve të regjistruara në Shqipëri.

Produkti kryesor i tregut, sigurimi i detyrueshëm për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta, për janarin ka vijuar me një tendencë të qëndrueshme rritjeje, prej 9.5% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ecuri pozitive për janarin ka shfaqur edhe produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga katastrofat, ku prmet e shkruara bruto u rritën me 23.8%.

Megjithëse viti 2023 ka nisur me ritme të larta të rritjes së tregut të sigurimeve, periudha njëmujore është tepër e shkurtër për të kuptuar nëse bëhet fjalë për tendenca të qëndrueshme, apo shifrat reflektojnë zhvillime sporadike, që do të korrigjohen më tej gjatë vitit në ritme më normale të rritjes.

Në fakt, rritja e tregut, e matur sipas numrit të kontratave, paraqitet në nivele ndjeshëm më të ulëta, me 15.2%. Madje, në tregun e sigurimit të jetës numri i kontratave është në rënie, me 4.5%, fakt që dëshmon se rritja e lartë e primeve të shkruara bruto nuk reflekton zgjerimin e bazës së individëve të siguruar.

Për muajin janar edhe dëmet e paguara bruto nga kompanitë e sigurimeve janë rritur ndjeshëm, me 42.5% më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja ka ardhur kryesisht nga tregu i jo-jetës, me 49.3% më shumë krahasuar me janarin 2022.

Megjithatë, edhe në rastin e dëmeve rritja e lartë duket se ka ardhur si pasojë e ngjarjeve të veçanta të sigurimit. Konkretisht, është vërejtur një rritje shumë e lartë e dëmeve në produktet e sigurimit kundër dëmtimeve të tjera në pronë dhe në sigurimin e garancive.

Këto ngjarje kanë sjellë rritje të fortë dhe me shumë të ngjarë të përkohshme të peshës së këtyre produkteve në strukturën e dëmeve, që, sidoqoftë, vazhdon të dominohet nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik.

Burimi: ANSA

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Blog Siguracionesh

Jemi të fundit në Europë për blerjet online, sipas Eurostat

03/03/2023

Interneti e ka ndryshuar në gjithë botën mënyrën se si bëhen blerjet, teksa shumë konsumatorë synojnë të shfrytëzojnë komoditetin dhe...

Blog Siguracionesh

Leja e Drejtimit Dixhitale Mbërrin në BE

02/03/2023

Leja e drejtimit dixhitale mbërrin në BE, ju mund të drejtoni makinën nga mosha 17 vjeç. Të dhënat do të...

Blog Siguracionesh

Personalizoni Targat nga 1 Marsi 2023

25/02/2023

Bëhuni gati! Mendohuni mirë dhe fantazoni bukur kombinimin tuaj të karaktereve të targës! T1RONC1, D4N0C, 007 JB Nga 1 Marsi...

Blog Siguracionesh

AKSIDENTEVE RRUGORE PËR MUAJIN JANARIT 2023!

25/02/2023

Në një periudhë kur numri i përdoruesve të rrugës rritet, rritet dhe përgjegjësia pas timonit, e cila reflektohet qartë në...

Blog Siguracionesh

Shitjet e makinave elektrike në BE thyejnë rekordin në vitin 2022

24/02/2023

Cili vend kryeson në klasifikim?   Ndikimi zvarritës i pandemisë së koronavirusit – i ndërthurur me luftën në Ukrainë, rritjen...

Blog Siguracionesh

Nis shërbimi RISI i targave të personalizuara

10/02/2023

😍🥳✔️ Brenda Shkurtit 2023 nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku...

Next Post

Jemi të fundit në Europë për blerjet online, sipas Eurostat

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

Open chat
1
Powered by Joinchat
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna