fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

Toyota pranon kërkesat e sindikatave për rritjen më të madhe të pagave në dy dekada

Anna by Anna
24/02/2023
in Trafiku Rrugor

Toyota Motor Corp (7203.T), shtëpia më e madhe automobilistike në botë, tha ditën e mërkurë, se do të pranojë kërkesën e sindikatës, për rritjen më të madhe të pagës bazë në 20 vitet e fundit dhe rritjen e bonuseve, ndërsa në Japoni po intensifikohen kërkesa për rritje të pagave nga kompanitë.

Presidenti i ardhshëm i shtëpisë automobilistike, Koji Sato, tha se vendimi për të pranuar plotësisht kërkesat e sindikatës në raundin e parë të bisedimeve ishte menduar jo vetëm për Toyota-n, por “edhe për industrinë në tërësi, dhe me shpresën se do të sjellë diskutime të sinqerta midis punonjësve dhe drejtuesve në çdo kompani.”

Brenda disa orësh nga njoftimi i Toyota-s, rivalja Honda Motor Co Ltd (7267.T), deklaroi se kishte rënë dakord me kërkesat e sindikatës për një rritje page prej 5%. Rritja mesatare e pagës bazë mujore prej 12,500 jen (92,70 dollarë) në Honda është më e madhja të paktën që nga viti 1990.

Toyota dhe federata e sindikatave që përfaqësojnë 357,000 punëtorë të grupit Toyota, thanë se rritja e pagës bazë ishte më e madhja në dy dekada, megjithëse të dy refuzuan të tregonin përqindjen e rritjes.

Me inflacionin rreth 4%, niveli më i lartë në 40 vitet pas dekadave të deflacionit, Japonia është nën presion më të madh se kurrë më parë, për të rritur pagat, me qëllim rigjallërimin e konsumit.

Por me ekonominë në vështirësi, që shmangu recesionin në tremujorin e katërt, por u rrit shumë më pak se sa pritej, analistët thonë se rritja e pagave do të mbetet e kufizuar për firmat e mëdha, si Toyota.
Kompanitë e vogla dhe të mesme, të cilat punësojnë shumicën e punëtorëve japonezë, do të hasin vështirësi për të përballuar rritjen e pagave, thonë ata.

Toyota deklaroi se rritja e pagave do të zbatohej gjithashtu për punëtorët me kohë të pjesshme dhe punonjësit e vjetër me kontratë, si dhe se kishte rënë dakord me kërkesën e sindikatës për pagesa të njëhershme të bonusit me vlerë 6.7 muaj page.

Takaaki Sakagami, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federation of All Toyota Ëorkers’ Union, tha se sindikata ishte e kënaqur për një marrëveshje kaq të shpejtë.

Marrëveshja e pagave vjen pasi kryeministri Fumio Kishida ka rritur thirrjet ndaj drejtuesve të biznesit, për të shpejtuar rritjen e pagave, duke paralajmëruar për një rikthim në stagflacion nëse rritja e pagave bie poshtë rritjes së shpejtë të çmimeve.

“Ne do të rrisim konsumin dhe do të zgjerojmë kërkesën e brendshme, duke nxitur përpjekjet drejt rritjes strukturore të pagave”, tha Kishida në një seancë të komitetit të buxhetit të Dhomës së Ulët ditën e mërkurë.

Fast Retailing Co Ltd (9983.T), e cila zotëron gjigantin e veshjeve Uniqlo, tha muajin e kaluar se do të rriste pagat deri në 40%, duke nxitur pritshmëritë që prodhuesit e mëdhenj do të ofronin më shumë në bisedimet e pagave vjetore me sindikatat në pranverë.

Prodhuesi i videolojërave Nintendo Co Ltd (7974.T), tha në fillim të këtij muaji se planifikoi të rriste pagën bazë të punëtorëve me 10%, pavarësisht uljes së fitimit të parashikuar për gjithë vitin. / Reuters

 

 

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Trafiku Rrugor

Shumë trafik, por Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë, në raport me popullsinë

05/01/2023

Ndonëse në Tiranë dhe në disa rrugë ndërlidhëse kryesore të vendit, si Tiranë-Durrës apo Milot-Fushë Krujë ka pothuajse gjithmonë shumë...

Trafiku Rrugor

E-gjobat, lidhet kontrata për projektin që përshtat sistemin me ndryshimet e Kodit Rrugor

25/08/2022

Sistemi elektronik i gjobave pritet që t’i nënshtrohet një sërë ndërhyrjeve duke mundësuar kështu eliminimin e gabimeve për të dhënat...

Trafiku Rrugor

Vetëm 0.6% e makinave që qarkullojnë në Shqipëri janë të reja, shumë larg nivelit të BE

23/08/2022

Shqipëria ka përqindje shumë të ulët të automjeteve të reja në raport me numrin e përgjithshëm të tyre. Të dhënat...

Trafiku Rrugor

Bien aksidentet në janar-korrik, 87.6% e rasteve kanë si shkak shoferët

23/08/2022

Aksidentet në rrugë kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në korrik. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se...

Trafiku Rrugor

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga mjetet që ka në dispozicion Policia Rrugore

01/07/2022

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga makinat inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë,...

Trafiku Rrugor

Gjoba për shoferët që nuk respektojnë vizat e bardha

01/07/2022

Policia Rrugore e Tiranës ka ndarë pamjet nga kontrollet e kryera në rrugët e kryeqytetit në lidhje me respektimin nga...

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

Open chat
1
Powered by Joinchat
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna