fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

Komisionet e ndërmjetësimit në sigurime, zbret në 18% niveli maksimal, pritet ulje e mëtejshme

Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet për siguracionet e makinave

Anna by Anna
03/02/2023
in Blog Siguracionesh

Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të përcaktuar në rregullore nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fuqi nga janari i këtij viti, sipas burimeve nga AMF.

Në janar të vitit 2022, hyri në fuqi rregullorja e miratuar nga AMF, në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, e cila parashikonte se shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës nuk mund të aplikonin komisione ndërmjetësimi më të larta se 20% të primit të shkruar bruto.

Nga raportimet e bëra për vitin 2022, komisionet e ndërmjetësimit janë ulur në një mesatare tregu prej 17.5%, ndërsa përpara hyrjes në fuqi të rregullores, këto komisione ishin mesatarisht rreth 27%.

Bazuar në rregulloren e AMF, duke nisur nga janari i vitit 2023, shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi më të larta se 18% të primit të shkruar bruto. Por ndërkohë, nga mesatarja në nivel tregu, rezulton se kjo kuotë është aplikuar në masën më të madhe nga shoqëritë e sigurimit që në vitin 2022.

Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit ka sjellë në përgjithësi ulje të kostove të marrjes në sigurim për shoqëritë e Jo-Jetës. Sipas të dhënave, rezulton se shpenzimet për sigurimet e detyrueshme motorike (TPL, Karton Jeshil, Policë Kufitare) për vitin 2022 kanë zbritur në një mesatare tregu prej 24%, nga rreth 33% që ishin përpara hyrjes në fuqi të rregullores.

Synimi i vendosjes së niveleve tavan të komisioneve për ndërmjetësit (agjentët/brokerat) ishte rritja e eficiencës së shpenzimeve të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës. Kjo masë duket se ka dhënë menjëherë rezultat që në vitin e parë të aplikimit të kufizimit të komisioneve, gjë që u shoqërua gjithashtu me një rritje të ndjeshme të pagesës së dëmeve në sigurimin e detyrueshëm motorik me 15%, krahasuar me vitin 2021.

Rritja e vlerës së dëmeve të paguara u shoqërua edhe me rritje të numrit të dëmeve të paguara, por ndërkohë edhe me një ulje të ndjeshme të numrit të dëmeve pezull në nivel tregu, me afro 24%.

Kufizimi i nivelit të komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik ka sjellë përgjithësisht edhe një ulje të mesatares së komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu.

Kështu, nga një mesatare komisionesh prej 26% përpara hyrjes në fuqi të rregullores së AMF, në fund të vitit 2022, mesatarja e komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu ka zbritur në 21%.

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Blog Siguracionesh

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2022

30/01/2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-dhjetor 2022 kapën vlerën 21,033 milionë lekë, ose 9.16%...

Blog Siguracionesh

Komisionet e ndërmjetësimit për sigurimet e detyrueshme motorike ranë ndjeshëm vitin e kaluar

18/01/2023

Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit për sigurimet e detyrueshme motorike ka sjellë një ulje të ndjeshme të ndjeshme...

Blog Siguracionesh

Tregu i sigurimeve e rriti fitimin me 43% deri në fund të 9-mujorit 2022

18/01/2023

Të dhënat e deritanishme tregojnë se fitimi i kompanive të sigurimit gjatë vitit të kaluar ka shënuar një tendencë të...

Blog Siguracionesh

Mercedez-Benz vijon të mbajë titullin “makina e preferuar e shqiptarëve”

13/01/2023

Mercedez-Benz vijon të mbajë titullin “makina e preferuar e shqiptarëve” për të disatin vit radhazi! 🏆 🔛🔝🚘 Nga 59,910 mjete...

Blog Siguracionesh

Keni shitur një mjet dhe nuk keni kaluar Pronesinë

11/01/2023

Keni shitur një mjet rrugor dhe mjeti vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi? Ky mjet mund...

Blog Siguracionesh

Kompanitë e Sigurimeve: Çmimi i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve pritet të rritet në vitin 2023

05/01/2023

Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve priten të rriten vitin e ardhshëm. Burimet nga tregu bëjnë të ditur se...

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

Open chat
1
Powered by Joinchat
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna