Produktet në dukje janë të ngjashme me njëri-tjetrin, ku disa janë të kushtueshme dhe disa të tjera kanë karakteristika unike. Në fund të ditës, blerësi duhet të bëjë një zgjedhje.

Ofruesit e produkteve të sigurimit ofrojnë detaje të plota ndihmëse rreth karakteristikave të produkteve. Kjo është një sfidë, sepse ofrimi detajeve, së pari do t’i kushtojë kohë për t’u lexuar dhe, së dyti mund të krijojë konfuzion në të kuptuarit e produktit.

Me sfidat dhe kufizimet e mësipërme, është e rëndësishme që t’i shpjegojmë klientëve se çfarë duhet të dinë ata, me qëllim për të bërë zgjedhje të informuara gjatë blerjes së produkteve të sigurimit. Ky artikull, synon te ndihmojë klientët për të zgjedhedhur llojin  e sigurimit sipas nevojave dhe mundësive financiare të klientit.

Më poshtë, do të gjeni disa këshilla që duhen ndjekur gjatë blerjes së mbulimeve me sigurim për shëndetin, jetën, familjet, bizneset, mjetet motorike, arsimin etj.

  • Përcaktimi i saktë i prioriteve: Meqenëse një klient nuk mund të sigurojë gjithçka të mundshme, atëherë së pari klienti duhet të percaktojë prioritetet, duke renditur të gjitha gjëra e çmuara që kërkon t’i mbrojë nga rreziqet potenciale. Ata duhet t’i prioritizojnë ato sipas rëndësisë dhe vlerës së tyre, dhe sipas rrezikut potencial që ekspozohen ndaj dëmtimit apo humbjes së tyre.
  • Njohja e produktit të sigurimit që mbron mjetin, pasurinë apo shëndetin tuaj. Për të njohur produktet e sigurimit, duhet të vizitoni faqen e siguruesit dhe nëse nuk e kuptoni mirë duhet të merrni kontakt me një specialist të kompanisë së sigurimit. Një specialist i mirë ju këshillon edhe për rreziqet potenciale, si dhe përfitmet nga një sigurim i caktuar. Vetëm pas njohjes së produktit mund të merrni një vendim të drejtë për sigurimin e pasurisë apo shëndetit tuaj.
  • Pasi të merrni vendimin për sigurimin e mjetit, pasurisë apo shëndetit tuaj, vendimi tjetër po aq i rëndësisshëm është përzgjedhja e kompanisë siguruese. Duke qënë se, sigurimet janë mirëbesim ndërmjet klientit dhe siguruesit (sigurisht të rregulluara me ligj), është shumë e rëndësishme që klienti të zgjedhë kompaninë që jo vetëm ofron produktin sigurues, por mbi të gjitha kompaninë me të cilën do të ndërtojë një marrëdhënie mirëbesimi reciprok. Një tregues është dëmet e paguara në raprot me primet, shpejtësia e dhënies së shërbimit dhe reduktimi i kohë se klientit për të marrë një shërbim të caktuar, qoft gjatë procesit te marrjes në sigurim dhe aq më tepër gjatë procesit të trajtimit të një kërkese për dëmshperblim.
  • Shmangni blerjen e një siguracioni të cilin tashmë e keni: Shihni të gjitha produktet e mbrojtjes që ju tashmë i zotëroni qoftë nëse janë blerë prej jush, nga punëdhënësi juaj, shoqëria apo një grup i caktuar ku ju mund të bëni pjesë. Kjo bëhet me qëllim për t’ju ndihmuar që të shmangni blerjen e dyfishtë të të njëjtit sigurim apo blerjen e sigurimit të gabur për nevojat tuaja. Për shembull, nëse ju tashmë zotëroni një policë për aksidentet personale apo nëse punëdhënësi juaj ka një mbulim jete në grup, dhe një skeme mjekësore të mjaftueshme, atëherë ju nuk keni nevojë të blini një tjetër.
  • Bëni zgjedhjen e duhur, duke krahasuar ofertat më të mira: Merrni dhe krahasoni produkte të ndryshme sigurimi nga kompani të ndryshme dhe bëni zgjedhjet e duhura lidhur me përfitimet e ofruara nga secili, termat dhe kushtet (duhet të jenë të njejta në të kundërt nuk mund të bëni krahasimin e duhur), përjashtimet dhe kostot. Mbani mend se, kosto e sigurimit nuk duhet të jetë i vetmi faktor drejtues. Është gjithashtu mirë të kuptoni se cila është qëndrueshmëria financiare e siguruesit, të cilin po konsideroni për të bërë sigurimin tuaj.
  • Përdorni ndërmjetësit( Broker / Konsulent): Kërkimi i një mbulimi të përshtatshëm me sigurim mund të jetë sfiduese, sidomos kur ju nuk keni përvojën për të bërë këtë apo kur mbulimi i kërkuar është i komplikuar për t’u kptuar nga klientët. Megjithëse, ju mund të keni nevojë për të kërkuar shërbime nga agjentë sigurimesh apo brokerash apo ofrues të tjerë të shërbimeve konsulente.
PA.load(“0390123001-52-5825”);
  • Plotësimi me informacion të saktë të Formularit të Siguruesit: Plotësimi me informacion të saktë të Formularit të Siguruesit përpara sigurimit, është fillimi i blerjes së një sigurimi. Sigurohuni që, të ofroni informacionin e saktë rreth risqeve që ju synoni të siguroni. Ofrimi i informacionit të pasaktë apo mbajtja e informacionit për vete nga pyetjet e ngritura në pyetësor, është fillimi i problemeve me një policë sigurimi. Plotësojeni formularin vetë, lexoni dhe kuptoni se çfarë keni plotësuar përpara nënshkrimit. Mos lejoni që kjo pjesë të kryhet nga një agjent siguirmi apo broker, por bëjeni vetë.
  • Lexoni dhe kuptoni Policën përpara nënshkrimit të saj: Kur më në fund iu është lëshuar një policë sigurimi, kontrolloni gjithçka keni shënuar në formularin e pyetjeve edhe në policën e sigurimit. Përgjithësisht, ekziston një periudhë pritjeje, ku juve iu kërkohet të lexoni, kuptoni dhe nënshkruani policën. Kërkoni dhe merrni fakte të mjaftueshme rreth policës brenda kësaj periudhe. Paguajini në kohë primet e policës me qëllim për të shmangur përfundimin e policës nga ana e siguruesit në mënyrë të një anëshme dhe përpara kohe.
  • Ruani të gjithë dokumentacionin që lidhet me Policën: Kërkoni të gjitha faturat kur paguani për policën tuaj. Ruajini në një vend të sigurt të gjitha dokumentet, duke përfshirë faturat, dokumentet e policës, të gjithë korrespondencën dhe dokumente të tjera.

Ndjekja e këtyre këshillave, do t’ju ndihmojë të përfitoni maksimalisht nga siguracioni juaj dhe të shmangni disavantazhet që mund të shfaqen gjatë trajtimit të një dëmi sigurimi.

Burimi: www.targaime.com

Llogarit & porosit online

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

E-mail: info@targaim.com

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *