fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

DREJTIMI I SIGURT NË BORË

Anna by Anna
13/02/2021
in Blog Siguracionesh

Shqipëria nuk është një vend problematik nga ana e motit dhe për këtë vendi ynë mund të konsiderohet edhe me fat, pavarësisht se për ne kjo gjë është mjaft e natyrshme dhe e mirëqenë. Pavarësisht kësaj, në vise të caktuara bie shpesh dëborë duke krijuar jo rrallë situata të vështira dhe të rrezikshme.

Drejtimi i sigurt në borë

31/10/2017

Shqipëria nuk është një vend problematik nga ana e motit dhe për këtë vendi ynë mund të konsiderohet edhe me fat, pavarësisht se për ne kjo gjë është mjaft e natyrshme dhe e mirëqenë. Pavarësisht kësaj, në vise të caktuara bie shpesh dëborë duke krijuar jo rrallë situata të vështira dhe të rrezikshme.

Edhe nese makina juaj mund të jetë me tërheqje integrale, me tërheqje përpara ose mbrapa (kjo e fundit është më problematikja në kushte bore) disa këshilla mund të jenë të dobishme gjithmonë.

Në rrugë me borë, është shumë e thjeshtë që të humbasësh kontrollin e automjetit duke vënë në rrezik jetën apo shëndetin tuaj dhe automjetin tuaj.

Kushtet e automjetit tuaj dhe gomat e duhura (lexo këtu “Si të zgjedhim gomat e makinave“) për stinën e dimrit janë kushti i parë. Pra në dimër makina duhet të jetë e pajisur me goma dimri ose të paktën me goma katër stinët (këto të fundit të mos ngatërrohen me gomat e verës që ne përdorim zakonisht). Në alternativë, mund të përdoren zinxhirë të posaçëm të cilët janë më të sigurt dhe janë gjithashtu kusht nga kodi rrugor në kushte bore.

Gjithmonë të qetë është rregulli  dytë, pasi nën panik do të bëjmë patjetër ndonjë veprim të befasishëm e të pamatur që mund të jetë me pasoja edhe të rënda.

Evitoni frenimet e forta edhe nqs makina është e pajisur me ABS apo sisteme të tjera sigurie: çdo sistem elektronik i makinës suaj nuk parandalon asnjë situatë por korrigjon reagimin e automjetit. Duhet të frenoni në mënyrën më të butë të mundshme pasi rreziku i rrëshqitjes në borë është shumë i madh. Mundohuni të parashikoni çdo frenim dhe madje mundohuni ta evitoni frenimin aty ku është e mundur duke ulur marshat që të shfrytëzoni frenimin e motorrit.

Ngadalë me freksionin në nisje pasi shkarkimi i shpejtë i fuqisë së motorrit tek rrotat shkakton humbje të aderencës. Në nisje dhe gjatë guidës zgjidhni marshin më të lartë të mundshëm, psh nisuni me marshin e dytë në mënyrë që motorri të shkarkojë ngadalë fuqinë në rrota dhe nëse duhet të ecni me shpejtësi  40-50km/h përdorni marshin e katërt në vend të të tretit. Sa më i ulët numri i xhirove të motorit, aq më e lartë është aderenca në rrugë. 

Ngadalë me timonin pasi edhe një ndryshim i befasishëm i drejtimit çon në rrëshqitje të makinës duke humbur drejtimin e saj. Rregulli i përgjithshëm është që makina të jetë ë bilancuar dhe për ta bërë këtë duhet që të ndryshojë shpejtësi dhe drejtim gradualisht dhe butësisht. Një lëvizje e befasishme e timonit çon në humbjen e aderencës dhe makina rrëshqet drejt në vend që të ndryshojë drejtim.

Zmadhoni distancën e sigurisë pasi është ë ditur që në borë duhet shumë më shumë hapësirë që mjeti juaj të frenojë dhe nëse nuk i rrini larg mjetit përpara jush me siguri do të përplaseni me të.

Ndiqni gjurmët e atyre që ju paraprijnë duke ecur në shinat e krijuara në rrugë (kanalizimet e gomave të makinave që kanë ecur përpara jush). Duke ecur në këto gjurmë do ta keni më të lehtë të ruani trajektoren.

Makinat Fuoristrada ose SUV kanë rendiment më të lartë në borë por kujdes nga besimi i tepërt, pasi siguria në rrugë sidomos në kushte të vështira nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë.

Shkarkoni borën përpara çdo nisjeje pasi ajo mund të bjerë nga makina rrugës duke shkaktuar dëm apo rrezik makinave të tjera apo kalimtarëve përveç faktit që është me rrezik për vetë ju pasi nga tavani i makinës mund të rrëshqasë mbi xhamin ë përparmë duke ju bllokuar pamjen.

Ruani shikueshmërinë maksimale pasi është themelore në kushte bore që shpesh është ë shoqëruar me mjegull: hiqni akullin nga xhami I përparmë me spatulat apo spray apostafat dhe hiqni veshjen (avullin) qe krijohet nga brenda duke përdorur ngrohësin e makinës. Pamja juaj duhet të jetë 100% e qartë.

Burimi: automag

www.targaime.com

Siguracione online

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Blog Siguracionesh

Parashikimi për 5 ditët në vijim, na presin temperatura të acarta.11.02.2021

11/02/2021

Një javë e vështirë me mot të acartë na pret përpara. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se...

Blog Siguracionesh

A do të paguhen Taksat ne 2021 apo do të ketë një shtyrje të kolaudimit bashkë me taksat?

07/02/2021

Përsa i përket taksave?  Taksat siç e dini kanë një afat, deri në 365 ditë. Keni kohë 365 ditë, nga...

Blog Siguracionesh

Kreu i DPSHTRR: Kush ka bërë kolaudimin në vitin 2020 do ta ribëjë në 2022

07/02/2021

Fundi i koncesionit të kolaudimit të makinave ishte fokusi i emisionit “60 Minuta” në Scan. Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe...

Blog Siguracionesh

138 mijë mjete të regjistruara pa sigururacion

06/02/2021

Në dhjetor 2020, Instat publikoi për herë të parë numrin e automjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht në Shqipëri. Për...

Blog Siguracionesh

CFARË TREGON NUMRI MBI SHISHEN E VAJIT

01/02/2021

Vaji është një ndër gjërat më të rëndësishme për jetëgjatësinë dhe mirë funksionimin e motorit.Në manualin e cdo mjeti do...

Blog Siguracionesh

Sigurimi i mjeteve mund të bëhet me bonus-malus, por jo i detyrueshëm

26/01/2021

Këtë muaj qeveria shqiptare ka depozituar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e...

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

Open chat
1
Powered by Join.chat
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna