Përsa i përket taksave?
Taksat siç e dini kanë një afat, deri në 365 ditë. Keni kohë 365 ditë, nga data kur e keni paguar. Nëse e keni paguar në nëntor, juve duhet brenda nëntorit të vitit 2021 të paguani taksat tuajavjetore që janë të vitit 2021. Për këtë ne do të sofistikojmë shërbimin online. Njerëzit taksat do t’i paguajnë vit pas viti ndërsa kolaudimi është një herë në dy vjet. Për mjetet e reja nuk do të ketë kolaudim tre vitet e para sepse e konsiderojmë të tepërt. Janë mjete në gjendje perfekte, nuk ka çfarë të kolaudojmë në këto mjete, ato kontrollohen në kontroll fizik kurmarrin targat ditën e parë dhe pastaj aty bëhet i gjithë kontrolli iplotë i automjetit. Koncesionari ose shitësi i makinës me 0 km është garanti me një faturë që e ka shitur këtë makinë apomakinë e zhdoganuar sërisht me një faturë, që kjo makinë me 0 km mund të dalë në rrugë.
Burimi: javanews
intervista e z. #Gonxhe
www.targaime.com këshilla në fushën e sigurimeve
siguracione Online
#taksamakine
#taksatvjetore
#kolaudimi
#siguracion_kolaudim