fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

138 mijë mjete të regjistruara pa sigururacion

Anna by Anna
06/02/2021
in Blog Siguracionesh

Në dhjetor 2020, Instat publikoi për herë të parë numrin e automjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht në Shqipëri.

Për vitin 2019, ky numër ishte rreth 629 mijë automjete. Shifra e numrit të mjeteve krijon mundësinë për të krijuar një ide rreth problemit të automjeteve të pasiguruara. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2019 kompanitë e sigurimeve raportuan 491 mijë polica sigurimi të shitura në klasën e sigurimit motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Nga raporti mes këtyre shifrave rezulton se vetëm 78% e mjeteve të regjistruara janë siguruar sipas kërkesave të ligjit për sigurimet e detyrueshme motorike. 22% e totalit ose rreth 138 mijë mjete rezultojnë të pasiguruara.

Shifra duket shumë e lartë dhe me siguri një pjesë e madhe e këtyre mjeteve nuk qarkullojnë rregullisht. Veç atyre që janë të çregjistruara përkohësisht, ajo mund të përfshijë edhe shumë automjete që nuk janë çregjistruar për shkak të neglizhencës dhe sidomos për të shmangur pagesën e detyrimeve, fenomen ky që ka qenë historikisht problematik në Shqipëri. Megjithatë, edhe duke llogaritur këtë faktor, drejtuesit e kompanive të sigurimit pretendojnë se mjetet e pasiguruara janë një problem i madh për tregun dhe numri i tyre mund të jetë rreth 100 mijë.

Mossigurimi i mjeteve është shqetësim i madh për siguruesit. jo vetëm për shkak të të ardhurave të munguara nga sigurimet TPL, por edhe për shkak të dëmeve që këto mjete mund të shkaktojnë. Sipas ligjit, pagesa e dëmeve nga mjetet e pasiguruara është detyrim i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, që financohet direkt nga kompanitë e sigurimeve. Që nga fillimi i vitit 2016, Fondi ka paguar rreth 25 milionë euro dëme, një pjesë e madhe e të cilave ishin të bartura prej vitesh. Byroja e Sigurimeve ka të drejtë të ngrejë në vijim padi regresi ndaj përgjegjësve të aksidenteve, për të kërkuar shumën e dëmit të shkaktuar.

Rimarrja e dëmeve nga shkaktarët e aksidenteve është një proces i vështirë, për shkak të funksionimit të ngadaltë të proceseve gjyqësore, por edhe sepse në shumë raste shkaktarët e dëmeve ngelen të paidentifikuar. Për këtë arsye, drejtuesit e kompanive të sigurimit kërkojnë gjetjen e mekanizmave më efikasë për të garantuar sigurimin e mjeteve sipas ligjit. Një nga propozimet e fundit është që mjetet të cilat nuk përtërijnë policën e sigurimit brenda një afati të caktuar të gjobiten dhe të çregjistrohen automatikisht nga sistemet e DPSHTRR. Propozimi është përcjellë zyrtarisht si ndryshim në Kodin Rrugor dhe siguruesit janë në pritje të një përgjigjeje nga qeveria shqiptare.

Burimi: Monitor

www.targaime.com

Sigurimi I Makinës tuaj është më thjeshtë me shërbimin online

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Blog Siguracionesh

CFARË TREGON NUMRI MBI SHISHEN E VAJIT

01/02/2021

Vaji është një ndër gjërat më të rëndësishme për jetëgjatësinë dhe mirë funksionimin e motorit.Në manualin e cdo mjeti do...

Blog Siguracionesh

Sigurimi i mjeteve mund të bëhet me bonus-malus, por jo i detyrueshëm

26/01/2021

Këtë muaj qeveria shqiptare ka depozituar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e...

Blog Siguracionesh

SI TË KENI NJË UDHËTIM MË TË SIGURT NË BORË ME MAKINËN TUAJ

23/01/2021

Për të marrë maksimumin e fërkimit në një ditë dimri me dëborë, mund të përdorim dhe një hile të vjetër...

Blog Siguracionesh

140 Makina përfshihen në aksident në Japoni

19/01/2021

Stuhi e frikshme bore, 130 makina përfshihen në aksident në autostradë Një stuhi e madhe dëbore ka goditur Japoninë veriore....

Blog Siguracionesh

Mali i Zi hap kufirin për lëvizje pa detyrim “Testi negativ”

12/01/2021

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur...

Blog Siguracionesh

Si do kryhet kolaudimi te shteti/ Kreu i DPSHTRR: Tarifat për kontrollin teknik nuk do të ndryshojnë

07/01/2021

Tarifat e kontrollit teknik të makinave nuk do të ndryshojnë edhe pas ofrimit të këtij shërbimi nga shteti. Për këtë...

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

Open chat
1
Powered by Join.chat
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna