fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

Hyn në fuqi orari i kufizimit! Leja që duhet të merret ne e-albania dhe kategoritë që lejohen të lëvizin nëntor 2020

Anna by Anna
13/11/2020
in Blog Siguracionesh

Nga sot do të hyjë në fuqi vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 – 6:00 dërië në datën 2 dhjetor.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare kategoritë që përjashtohen nga ky vendim janë  Përjashtim nga rregulli i përcaktuar të  këtij  urdhri  bëhet  për  personat  që  duhet  të lëvizin  për  emergjenca  shëndetësore,  motive  pune apo  nevoja  të  domosdoshme.

Personat  që  lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizimin përmes portalit  e-Albania, përvecc personelit    të    shëndetësisë,    punonjësit    e strukturave të shërbimeve kritike,

Në këtë portal janë të specifikuar qartë cilat kategori duhet të marrin lejet si edhe dokumentet që ju nevojitet.

Leje për dalje

“Leje për dalje” për arsye pune dhe arsye të domosdoshme është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me autorizim për qarkullim vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës gjatë fashave orare të përcaktuara me automjet ose në këmbë si dhe të aplikojnë për t’u pajisur me autorizim për qarkullim me automjet ose në këmbë vetëm për ata që kanë nevoja të domosdoshme si farmaci, asistencë ndaj një të moshuari etj.

 “Leje për punë”  vlen vetëm për fashën orare: 22.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit dhe mund të përzgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë dhe fundjavën.

–  “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 deri në 06.00, vetëm për ata të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.

Për shërbimin “Leje për punë” në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet” ju mund të merrni në automjetin tuaj vetëm 1 person, i cili mund të jetë familjar i juaji me autorizim pune, ose një punonjës në të njëjtin vend pune me ju.

Kujdes! Në mungesë të email-it konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;

Në rast se ju nevojitet leje për punë:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”;

– Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”

– Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse automjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;

– Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së automjetit me të cilin do të kryeni lëvizjen;

– Përcaktoni fashën orare të përshtatshme për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”;

– Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë edhe fundjavën;

– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;

– Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për 1 automjet;

– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye të domosdoshme”;

– Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes;

– Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me automjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij;

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES!  Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan mailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë

Burimi: SCAN

www.targaime.com siguracione makine 2020 2021

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Blog Siguracionesh

Mali i Zi prezanton masat e reja në kufi. Përveç testit negativ të COVID duhet zbatuar edhe një fashë orare

25/11/2020

Policia e Shtetit nëpërmjet një lajëmrimi në rrjete sociale bën me dije të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se...

Blog Siguracionesh

Nis shteterrethimi/ Dalin dy urdhrat e firmosura nga Manastirliu: Si merret leja për liridalje pas orës 22:00

11/11/2020

Date 11.11.2020 Publikohen dy urdhrat e posaçme për mënyrën se si do të funksionojnë tre javët e shtetrrethimit në Shqipëri....

Blog Siguracionesh

Policia vijon kontrollet rrugore në Tiranë…

06/11/2020

Tiranë Vijon kontrolli i territorit sipas rendit të vendosur në planin e veprimit, për ndëshkimin e mjeteve dhe drejtueseve të...

Blog Siguracionesh

Sigurimi Shëndetit Covid dhe Covid +

31/10/2020

Paketa ANTICOVID dhe opsioni me i ri COVID + OPSIONI ANTICOVID-3,000 LEKË NË DITË në rast SHTRIMI NË SPITAL, maksimumi...

Blog Siguracionesh

JA KU QËNDRONTE PROBLEMI ME RUSIN QË DOGJI GT63S AMG SI TË ISHTË NJË KASOLLE PAVLERË

29/10/2020

Në fakt rusët duken sikur kanë një problem me Mercedes Benz. Para disa muajsht një rus hodhi një G63 AMG...

Blog Siguracionesh

Trafik në hyrje dhe dalje të Tiranës. 26.10.2020

27/10/2020

TIRANË, 27 tetor Punimet në nyjen “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së madhe të Tiranës, kanë hyrë në një...

Next Post

Mali i Zi prezanton masat e reja në kufi. Përveç testit negativ të COVID duhet zbatuar edhe një fashë orare

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

Open chat
1
Powered by Join.chat
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna