fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

Kjo është java e fundit me kufizime.

Gjithçka e hapur si më parë përveç transportit, dasmave, funeraleve, aktiviteteve sportive dhe turizmit

Anna by Anna
28/05/2020
in Blog Siguracionesh

data 28.05.2020

Kryeministri Rama u shpreh se kjo ishte java e fundit me masa kufizuese, ndërsa gjithçka do të hapet si më parë, përveç disa sektorëve.

“Në kushtet e hapjes për heqjen e kufizimeve mund të sjellë përhapjen e virusit dhe për këtë jam shumë në merak, pasi virusi nuk ka ikur. Dua t’ju falenderoj për respektimin e masave në këtë periudhë, ku thyerja e rregullave nuk ishte në përmasa të mëdha.

Kjo është java e fundit e masave kufizuese të lëvizjeve, ku me përjashtim të aktiviteteve sportive e kulturore ku do të vazhdojnë të mbeten pa spektatorë, dasmat dhe funeralet nuk mund të zhvillohen me qindra pjesëmarrës, si dhe transporti publik që do të vazhdojë të mbetet i mbyllur edhe për pak kohë, si dhe turizmi që do të kryhet brenda kornizave të sigurisë, të gjitha të tjerat do të jenë të hapura.

Ne po përgatitemi për të fuqizuar sistemin dhe për t’u përgatitur për një valë të re. Mjekët dhe infermierët na bënë krenarë, u treguan heronj dhe profesionistë.”

Kryeministri Rama tha se kjo do të jetë fundjava e fundit me kufizime lëvizjesh mes zonave.

“Në 1 qershor do të hapim qarkullimin e makinave në të gjitha vendet, kufijtë tokësore si dhe plazhet. Por nuk do të lejojmë që asnjë subjekt tjetër të vendosë çadra plazhi, përveç hoteleve. Do të fillojnë të hapen kantieret e ndërtimit, si dhe do të projektojmë një plan investimesh që do të zgjerojë frymëmarrjen e organizmit të këtij vendi që është goditur, por nuk është rrëzuar”.

Nga paketa e parë e ndihmës financiare, Rama u shpreh se deri tani rreth 65 mijë biznese kanë përfituar dy pagesa prej 26,000 lekë.

“Rreth 109 mijë individë kanë marrë 40 mijë lekë nga paketa e zgjeruar. Janë shqyrtuar rastet pse individë të tjerë nuk kanë marrë pagesën dhe ata që nuk kanë përfituar shumë shpejt do të kenë në llogari pagën e luftës për të punësuarit në biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë.”

Burimi: Monitor

 

www.targaime.com

siguracione online

 

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Blog Siguracionesh

Kolaudimi i kalon shtetit, masat lehtësuese për drejtuesit e automjeteve

02/12/2020

Kryeministri ka publikuar disa prej risive që do të përfitojnë drejtuesit e mjeteve pas kalimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore...

Blog Siguracionesh

Mali i Zi prezanton masat e reja në kufi. Përveç testit negativ të COVID duhet zbatuar edhe një fashë orare

25/11/2020

Policia e Shtetit nëpërmjet një lajëmrimi në rrjete sociale bën me dije të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se...

Blog Siguracionesh

Hyn në fuqi orari i kufizimit! Leja që duhet të merret ne e-albania dhe kategoritë që lejohen të lëvizin nëntor 2020

13/11/2020

Nga sot do të hyjë në fuqi vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të kufizuar lëvizjen e...

Blog Siguracionesh

Nis shteterrethimi/ Dalin dy urdhrat e firmosura nga Manastirliu: Si merret leja për liridalje pas orës 22:00

11/11/2020

Date 11.11.2020 Publikohen dy urdhrat e posaçme për mënyrën se si do të funksionojnë tre javët e shtetrrethimit në Shqipëri....

Blog Siguracionesh

Policia vijon kontrollet rrugore në Tiranë…

06/11/2020

Tiranë Vijon kontrolli i territorit sipas rendit të vendosur në planin e veprimit, për ndëshkimin e mjeteve dhe drejtueseve të...

Blog Siguracionesh

Sigurimi Shëndetit Covid dhe Covid +

31/10/2020

Paketa ANTICOVID dhe opsioni me i ri COVID + OPSIONI ANTICOVID-3,000 LEKË NË DITË në rast SHTRIMI NË SPITAL, maksimumi...

Next Post

Tiranë – Policia Rrugore apel për biçiklistët

E DIELA DO TË JETË PA MAKINA 31.05.2020

Policia e Shtetit ndryshon urdhrin: Të dielën lejohet lëvizja e makinave

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

Open chat
1
Powered by Join.chat
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna