fbpx
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto
No Result
View All Result
TargaIme - siguracion makine
No Result
View All Result

Kujdes Nisin punimet në Blv. “Zog I”, ja si devijon qarkullimi i automjeteve

Anna by Anna
05/08/2019
in Blog Siguracionesh

Bashkia e Tiranës do të nisë transformimin e Bulevardit “Zogu I” për t’i dhënë jo vetëm një pamje të re, por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone. Krahas punës për rikonstruksionin e këtij Bulevardi, projekti parashikon edhe rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj, krijimin e lulishteve të vogla etj,. Për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët se ka nisur kufizimi i qarkullimit të automjeteve për një afat kohor prej 18 muajsh, në segmentin “Bulevardi Zog I nga rruga “Urani Pano” deri në rrugën “Asim Vokshi”.

Gjatë punimeve të ndara në disa faza, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të kryhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Gjatë fazës së parë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug.

Ndërkaq, do të pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi” deri në përfundim të fazës së punimeve. Gjithashtu do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

Gjatë fazës së dytë do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje dhe drejtimi sipas drejtimit veri-jug.

Do të lejohet akses lëvizjeje hyrje-dalje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” deri në përfundim të fazës së punimeve.

Gjithashtu, do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit jug-veri.

Pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço” deri në përfundim të fazës së punimeve.

Pezullohen parkimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet edhe qarkullimi sipas drejtimit jug-veri.

Në fazën e katërt do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Voksh”. Qarkullimi do të kruhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug -veri.

Në këtë fazë do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit jug -veri.

BURIMI:Javanewswww.targaime.comSiguracione onlineOferta per siguracion makine siguracion Shëndeti në udhëtim dhe sigurim Prone në Tiranë.Insurance Tips&Tricks

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Anna

Anna

Related Posts

Blog Siguracionesh

Miliona euro kredi të siguruara nga qytetarët për një shtëpi në Durrës e Tiranë

11/12/2019

Në një takim me drejtuesit e bankave dy ditë më parë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u kërkoi...

Blog Siguracionesh

Sigurimi i banesave do të bëhet i detyrueshëm.

10/12/2019

“Duhet që sigurim i banesave të bëhet i detyrueshëm, sigurimi ndaj katastrofave të bëhet i detyrueshëm”. Kjo ishte përgjigjja që...

Blog Siguracionesh

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm në ndërtim, AMF miraton kushtet

06/12/2019

Pas nismës së qeverisë që lidhet me sigurimin për një periudhë 10 vjeçare të çdo ndërtimi të ri nga ana...

Blog Siguracionesh

AMF: Njoftoni sa më parë Kompanitë e Sigurimeve ose Bankën nëse e keni pronën e sigurar për efekt kredie

03/12/2019

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dëshiron të informojë të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i datës 26.11.2019, që kanë një...

Blog Siguracionesh

Sigurimi i banesave me kredi, si do të llogaritet dëmshpërblimi, si kursehej për të paguar më pak

02/12/2019

Në janar-shtator 2019 primet e shkruara bruto nga sigurimi ndaj zjarrit dhe forcat e natyrës ishin 881 milionë lekë. Kjo...

Blog Siguracionesh

Të prekurit nga tërmeti: Ja numri i vënë në dispozicion për ndihma ushqimore dhe veshmbathje

02/12/2019

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile bën me dije se, në funksion të informimit të qytetarëve të...

Next Post

Tiranë/ Policia “makthi” i shoferëve

Policia “mbyll sytë”, u ngarkon sigurimeve fatura të paligjshme.

Celulari në timon është kthyer në shqetësim, ja çfarë bën policia rrugore

  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

  • Siguracion
  • Më Kujto
  • K. Jeshil
No Result
View All Result
  • Rreth Nesh
  • Siguracion Makine TPL
  • Karton Jeshil
  • Me Kujto Siguracionin
  • Taksa Vjetore
  • Verifiko Siguracionin
  • Siguracion Kufitar – Border Insurance
  • Info të Vlefshme
  • Kontakto

© 2018 nextstudio

1
Pershëndetje,
operatorët tanë jane online. Për çdo pyetje rreth siguracionit të makinës tuaj mos hezitoni të na shkruani!
Anna
Powered by