Skip to main content

“Ndonëse të kushtueshme, shqiptarët po tregojnë se janë të apasionuar pas targave të personalizuara. Sipas të dhënave nga drejtoria e transportit rrugor, nga 1 marsi i vitit 2023 kur edhe nisi për herë të parë ky shërbim në vendin tonë janë regjistruar 5 mijë aplikime dhe janë prodhuar rreth 1700 targa të tilla, unike, që kanë një simbolikë të veçantë për drejtuesin apo pronarin e mjetit.”

Rreth 240 milion lekë të ardhura janë gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nga targat e personalizuara.

“Fillojnë nga vlera 100 mijë lekë dhe në varësi të këtyre kombinimeve e tyre shtohet.”

Targat e personalizuara përmbajnë deri në 7 karaktere. Përqindjen më të lartë të aplikantëve e përbëjnë meshkujt.

“Targat e personalizuara konsistojnë në përzgjedhjen e lirë të kombinimit të karaktereve të cilat janë numra dhe germa. “

Kërkesat janë të shumëllojshme. Por çilat janë targat më të kërkuara?

“Kanë simbolikat e qyteteve dhe gjithashtu kombinimet e karaktereve, të cilat konsiderohen si zëvendesuese të njera tjetres. Siç është 7 me Z, 8 me B, 5 me S etj. Keto zënë numrin më të madh të kërkesave. Në përgjithësi karakteret e përzgjedhura simbolizojnë dicka të veçantë, një mesazh të rëndesishem per aplikantin. Mund të jenë emra personash, data të rendesishme.”

Pajisja e automjtetit me një targë të personalizuar ka edhe favore, pasi të njëjtën personi mund ta vendosë tek një automjet tjetër në rast shitje dhe blerjes së mjeti të ri.

“Posedimi i një targe të personalizuar i mundëson aplikantëve disa favore nga DPSHTRR, siç është ajo e transferimit të targës nga një mjet në mjetin tjetër. Duke qene se targa e personalizuar lidhet me individin dhe jo me mjetin siç janë targat e zakonshme. “

Më të apasionuar pas targave të personalizuara me numrin më të lartë të aplikimeve rezulton Tirana, ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.

Burimi: abcnews.al

Leave a Reply