Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – shtator 2024 kapën vlerën 18,288 milionë lekë, ose 7.36% më shumë se në janar – shtator 2023. Gjatë muajit janar – shtator 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,177,501 me një rritje prej 7.70% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.05% dhe risigurimi me 0.039% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.61% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.39% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – shtator 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,183 milionë lekë, ose 25.71% më shumë se në periudhën janar – shtator 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar – shtator 2024 kapën vlerën 4,549 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 28.68% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – shtator 2024 arritën rreth 11,043 milionë lekë, ose 7.93 % më shumë se në periudhën janar – shtator 2023.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – shtator 2024, pati një rritje prej 10.00 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.63% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar – shtator 2024 pati një rritje prej 2.04% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.52% krahasuar me periudhën janar – shtator 2023.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – shtator 2024, pati një ulje 11.28% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – shtator 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 11.64%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – shtator 2024 arritën rreth 7,245 milionë lekë, 6.52% më shume se në periudhën janar – shtator 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.40 % krahasuar me periudhën janar – shtator 2023.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – shtator 2024, patën një rritje me 5.96% kundrejt muajit janar – shtator 2023.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – shtator 2024 siguruan mbi 3,150 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.88%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.22% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – shtator 2024, vihet re një rritje prej 3.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.09% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – shtator 2023.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar – shtator 2024, arritën në rreth 1,056 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.09% në krahasim me periudhën janar – shtator 2023.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – shtator 2024, arritën rreth 1,471 milionë lekë, ose 9.22% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – shtator 2024 u rriten me 25.71% krahasuar me janar – shtator 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,549 milionë lekë, apo 73.58% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi(në %)janar – shtator 2023202424/`23-1Dëmi mesatarMTPL e brendshme 170 155(9.11)Karton Jeshil585 1,02875.79Kasko 134 111(17.38)
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar – shtator 2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Burimi: AMF