Një numër në rritje makinash elektrike të importuara, shumë prej të cilave nga Kina, janë bllokuar në portet europiane, ndërkohë që prodhuesit dhe shpërndarësit luftojnë me ngadalësimin e shitjeve.
Portet e Antwerp dhe Zeebrugge në Belgjikë janë plot me makina elektrike të ardhura nga Kina, por porti deklaroi për Euronews se nuk bëhet fjalë vetëm për makina kineze. Por ata nuk e thanë se cili vend tjetër eksportues ishte i përfshirë në këtë problem.
Megjithatë, Le Monde raportoi se në Calloo, pranë Antwerp dhe Zeebrugge, parkingjet e mëdha ku qëndrojnë 130,000 automjete të sapodërguara, janë tani të mbushura me modele kineze, duke përfshirë MG, BYD, Nio, XPeng, Lynk & Co, Omoda, Hongqi.
Makinat kineze përfitojnë nga tendencat e tregut europian, duke përfshirë ndihmat e shtetit në vende të ndryshme që synojnë të nxisin blerësit të zgjedhin automjete elektrike.
Ndërsa përpjekjet europiane synojnë të mbështesin industrinë e tyre automobilistike, eksportet e makinave nga Kina drejt kontinentit europian vijojnë vërshimin dhe kanë arritur 1.3 milionë në tremujorin e parë të këtij viti, me rritje 33% krahasuar me një vit më parë, sipas Shoqatës së Logjistikës Europiane të Automjeteve (ECG), me një shumicë makinash elektrike.
Në shkurt, vendi kryesor europian për shtëpitë automobilistike kineze ishte Belgjika, ku, sipas asaj që raportohet, makinat elektrike po grumbullohen në mënyrë spektakolare, duke i shndërruar portet në parkingje.
“Kjo është ajo që po ndodh në të gjithë portet europiane që menaxhojnë një numër të madh makinash” – deklaroi një zëdhënës në emër të portit Antwerp-Bruges, porti i dytë më i madh në Europë.
Vitin e kaluar, porti priti në total pak më shumë se 1.7 milionë makina, një shifër gjithsesi më e ulët se 1.95 milionë të regjistruara në 2019-n.
Sipas Le Monde, që citon parashikimet e drejtuesve të portit, numri total i makinave të ardhura nga Kina mund të arrijë nga 600,000 deri në 1 milion në Antwerp-Bruges në vitin 2024.
Shitje relativisht të ulëta të makinave në Europë
Ka pasur raportime mbi një ngadalësim të shitjeve të makinave të Europë, një nga arsyet kryesore sepse makinat e dërguara në Europë mbeten të bllokuara në porte.
Sipas Portit të Antwerp-Bruges, një tjetër faktor që shkakton problemin është kapaciteti më i ulët i transportit në rrugë të makinave dhe mungesa e shoferëve për dërgesat, si dhe kapaciteti më i ulët në dispozicion për transportin detar të makinave në një rreze të shkurtër brenda Europës.
Burime anonime thonë se në disa raste në port ka makina të parkuara prej më shumë se një viti.
ICO, e cila është përgjegjëse për menaxhimin dhe ruajtjen e automjeteve të dërguara në Portin e Antwerp-Bruges, nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve nga Euronews.
Financial Times, e cila raportoi për herë të parë lajmin mbi mbipopullimin e porteve europiane, e lidh problemin me faktin se modelet kineze dërgohen në Europë pa një rrjet shitjesh në kontinent ose transport të mëtejshëm.
Si pasojë, modelet kineze nuk u shitën në Europë aq shpejt sa pritej.
/ Euronews
Burimi: Monitor
www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.