Nga ku po importohen makinat që vijnë në Shqipëri? – Kryesojnë Italia dhe Gjermania. Korea në vend të katërt

Makinat që po vijnë nga Korea e Jugut po fitojnë terren në Shqipëri, megjithatë vendin e parë vazhdojnë ta mbajë dy vende euriopiane, Italia dhe Gjermania. Të dhënat nga Open data të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, tregojnë se në muajt Janar- Maj të këtij viti gjithsej janë regjistruar 26.855 mjete, nga 22.461 janë vetëm autovetura.

Ndërkohë në të njëjtat të dhëna raportohet se muaji maj mban numrin më të lartë të regjistrimit të mjeteve për herë të parë duke arritur në 6915 mjete të regjistruara.

Por cili është shteti i origjinës së mjeteve të regjistruara në Shqipëri?

Nga të njëjta të dhëna, Italia është shteti i parë që importohen më shumë mjete duke arritur në shifrën e 6127 mjeteve të regjistruara në 5 muaj. Gjermania zë vendin e dytë me 5899 mjete, më pas Zvicra 2852 mjete.

Duke qenë se janë shtete më pranë Shqipërisë, e transporti i tyre është më i aksesushëm, por shifrat tregojnë që Korea e Jugut ka zënë vendin e katërt përsa i përket importit të mjeteve, duke arritur në 1770 të tilla e duke lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të pestë. E për mjetet që importohen nga SHBA janë regjistruar 1252 në 5 muajt e parë.

Referuar drejtorive rajonale, kryeqyteti zë vendin e parë mjetet e regjistruara për herë të parë, më pas Durrësi, Fieri dhe Gjirokastra është qyteti i fundit që regjistron më pak mjete.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrogor publikon udhëzimet për mjetet që nuk lejohen të importohen. Së pari janë autovetura me 0 kilometër që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër e që nuk përmbushin kategorinë Euro 5.

Së dyti autovetura të përdorura të cilat nuk përmbushin kategorinë Euro 4 të BE, dhe së fundmi atom jete të cilët nuk përmbushin kategorinë mjedisore Euro 3 dhe që nuk janë të prodhuar më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Burimi: Pena.al

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *