“Ringjallen” makinat historike –Ulje taksash dhe lehtësi importi.
Dhjetëra automjete epoke, me vit prodhimi që daton që nga Lufta e Parë Botërore, janë ekspozuar përpara godinës së Kryeministrisë dhe kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve. Qeveria ka kthyer sytë nga kjo industri ku parashikon lehtësi fiskale, lehtësi në import, si dhe “ringjalljen” e një industrie të humbur, si vlerë të shtuar për ekonominë.
Një ndër koleksionistët më të mëdhenj në vend, Renis Bodinaku, i cili ka mbi 40 automjete “epoke” në pronësi, thotë se më në fund makinat e tij do të marrin vlerë.
Ndërsa një tjetër pronar i një automjeti të tillë, thotë se falë kësaj iniciative mund të realizojë edhe projekte të mëdha, për të cilat më parë ishte i kufizuar.
Në vendi tonë janë qindra automjete dhe moto mjete të dekadave të kaluara, të cilat deri më tani mbaheshin mbyllur për shkak të taksave të larta. Për të gjithë të apasionuarit, ekspozimi i këtyre automjeteve përballë do të vijojë për disa ditë.
Burimi: SCAN
www.targaime.com
insurance tips&trikcs
siguracion online